Connect with us

Kronike

Vjedhja e makinës/ Histori filmash në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri për vjedhje makine. Siç bëjnë me dije blutë e kryeqytetit, shoferja e makinës, një vajzë 26-vjeçare e kishte lënë automjetin ndezur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet dhe është larguar nga aty, por ky ka qenë një rast për 18-vjeçarin, i cili ka hipur menjëherë aty duke i dhënë gaz.

Pas njoftimit të policisë, ata i janë vënë pas makinës duke e kapur të riun, i cili tashmë do të akuzohet për vjedhje.

Mësohet se i riu nuk kishte patentë, por pavarësisht kësaj ka marrë guximin për të vjedhur makinën.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Square”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi makinën e një shtetaseje, vihet në pranga 18-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se te sheshi “Univers”, në rrugën “Mikel Maruli”, një person i paidentifikuar kishte vjedhur një automjet të cilin drejtuesja e tij, shtetasja D. Sh., 26 vjeçe, e kishte lënë të ndezur, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Square”, si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, mesditën e djeshme, te sheshi “Univers”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases D. Sh. dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮🇦🇱

Kronike

FOTO/ Ky është 20-vjeçari që vdiq në aksident, shoku i tij në gjendje të rëndë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 20-vjeçari nga Bajram Curri, Erimsjan Gjocaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar këtë të dielë në Tropojë.

Erimsjan Gjocaj ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, që dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.

Makina drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës, shtetasi A. S., 20 vjeç. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

  

Continue Reading

Kronike

Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në aksin Bajram Curri-Valbonë, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues një 20-vjeçar, i cili dyshohet se duke drejtuar mjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, 20-vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

37-vjeçari kërcënon me armë familjarët! I moshuari ngacmon seksualisht dy të mitur

Tiranë/Arrestohen 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin O. Ll., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, dhe i ka kanosur ata me një armë gjahu (me leje), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– M. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;
– D. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit E. K., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi E. Sh., duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike, së bashku me shtetasin E. K., (pasagjer në automjet), në Rrugën e Kavajës, janë konfliktuar me grushte me shtetasin B. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. K., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– I. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, një mjet prerës thikë;
– A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 ndaluan shtetasin A. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– G. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;
– M. A., 33 vjeç, banues në Hollandë, dhe O. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 11.05.2024, në një zonë të pyllëzuar në Krrabë, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi A. Sh., 47 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Continue Reading

Kronike

E rëndë në Tiranë/ 47-vjeçari gjendet i varur në pyllin e Krrabës

Një person ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë, pasi është gjetur dyshohet i vetëvarur në një zonë të pyllëzuar në Krrabë.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi A. Sh., 47 vjeç. Sipas bluve të kryeqytetit, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Mbytja e Alma Arrazit me tre fëmijët në Lumin Buna, reagon Drejtori i Policisë së Shkodrës

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj u pyet nga gazetarët në lidhje me tragjedinë në familjen Arrazi, ku Alma së bashku me tre fëmijët e mitur u mbyt në lumin Buna.

“Në këtë ngjarje kemi qenë shumë transparentë. Sa i takon të rejave le të lemë grupin hetimor që të vazhdojë hetimet”, tha Sulaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING