Connect with us

Aktualitet

‘Vodhi miliona euro’/ Zbardhet dëshmia e bosit të ‘ADEX’

Zbardhet dëshmia e Foto Zenelit, biznesmenit të kompanisë postare “Albania Deliveri Express” (ADEX), i cili zbuloi se ishte mashtruar nga agjentja menaxheriale Alma Beqiri, që ai kishte punësuar për rajonin e Korçës dhe Pogradecit.

Më 6 qershor Alma Beqiri u la në burg nën akuzën e mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës, pasi përvetësoi 3 mlm euro në postën ADEX ku ishte punësuar nga biznesmeni Foto Zeneli.

Alma ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare të postës private “Adex” në Korçë dhe Pogradec dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3 milionë euro.

46-vjeçarja, sipas uniformave blu, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Ajo u vendos në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarjs.
Por çfarë thotë biznemeni që ra pre e mashtrimeve të punojëses së tij?

Ora News ka zbardhur dëshminë e biuznesmenit, Foto Zeneli.

“..si indicie për të zbuluar mashtrimin, më ka shërbyer një kliente e cila më ngulte kembë për një vlerë të konsiderueshme që ishte dorëzuar në zyrën e Pogradecit, e cila kapte një vlerë 15.000 euro për një periudhë një javore dhe nuk ishte bërë likujdimi nga ana e postës për vlerën. Në këtë moment më lindi dyshimi sepse në euro për degën postare Pogradec, nuk shihja arkëtime në një kohë që këmbëngulte klientja për shumën në euro. Në këtë kohë kam kontaktuar me Almën që të bënte derdhjen e lekëve dhe të detyrimeve, por nuk e kam ditur që ka pasur dhe mos depozitime të tjera nga ana e saj dhe fjalia e saj ishte do ti derdh në llogari. Kjo gjë më bëri që unë të shikoja të gjitha shumat ditore për objektet e dorëzuara në bazë të muajve që duhet të depozitonte Alma në llogarinë e kompanisë, në mënyrë që ne të likujdonim klientët…”

Sipas tij shuma e mos depozitimeve ka qënë marramendëse dhe më konkretisht për periudhën 2021-2022 ne pikën e Korçës, të pa depozituara në llogari kanë qënë 223.402 mijë euro dhe 128.061.025 milion lek dhe po për periudhen 2021- për pikën e Pogradecit nuk kishte depozituar 342.746 mije euro dhe 137 498 525 milion lek. Pra në total për periudhën 2021-2022 për gjithë rajonin e Korçës, Alma Beqiri, nuk kishte depozituar 566.142 mije euro dhe 265.559.550 milion lekë.

“…Alma Beqirit, i kam kërkuar që prej muajit Tetor- Nëntor 2022, që të kisha një takim përballe pasi, përveç shumave që nuk me kishte arkëtuar kishte bërë dhe një bashkëpunim me një postë konkurrente të cilën e kishte instaluar ngjitur me zyren e “ADEX” dhe gjithë prodhimin e “ADEX” e kalonte tek kompania tjetër postare, gjë që i shkaktonte dëme kompanisë time dhe na kishte rënë prodhimi i objekteve postare në qytetin e Korçës. Nga 150-200 pako ditore, shkoi në 10 pako dhe kishte një ulje e ndjeshme. Por Alma më ka mbajtur me shpresë në çdo moment, që do vij të takoj dhe unë nuk kam pasur mundësi të vija. Gjate muajit Tetor-Dhjetor 2022, kur kisha konstatuar shumën reale të demit financiar dhe më tepër doja një takim që më kishte rënë prodhimi në rajonin e Korçës…”-ka treguar biznesmeni.

Foto Zeneli, tregon se në muajin Shkurt 2023, ka shkuar në Korçë dhe ka takuar Almën. Zeneli i ka kërkuar agjentes së tij, që të mos e mbyllte zyrën në Korçë, por të vijonin bashkëpunimin deri në shlyerjen totale të tij. Ndërkohë Alma Beqiri vazhdonte punonte për kompaninë tjetër postare dhe i është kthyer me një komunikim agresiv.

“…unë i kam thënë që do të bëj kallzim dhe do të denoncoj, por ajo më është kthyer duke më thënë:“…ik, ku të duash…”. Më pas kam komunikuar dhe informuar babain e saj shtetasin Pëllumb Beqiri, i cili në dijeninë time ishte punonjës i zyrës dhe mbante marrëdhëniet financiare me kompaninë. Pëllumbi, më ka thënë do flas me Almën, se nuk di gjë dhe s’kam dijeni…”-shprehet biznesmeni Zeneli.

Por gjatë kësaj periudhe disa nga punjonjësit e kompanisë, e kanë njoftuar se Alma Beqiri, ka marrë si avokat për këtë ceshtjem avokatin Jordan Daci.

…duke qënë se Alma, ndërpreu komunikimin me mua kam kontaktuar të vëllain e avokatit pasi kisha njohje të drejtpërdrejtë, i cili më ka mbyllur një takim me avokatin për të konsumuar një kafe. Kam takuar avokatin, ku më ka thënë konkretisht “…t’i zotëri, ti je viktimë dhe realisht je shumë i fortë qe e ke përballuar këtë lloj situate…”.

Po ashtu Jordan Daci, më ka thënë se Alma Beqiri, është e ndërgjegjshme për dëmin që të ka shkaktuar dhe është e hapur, duke më autorizuar mua pra avokatin për të bërë një marëvëshje për një shumë 800.000 mijë euro, të cilën do ma shlyente me një afat kohor 5 vjeçar me këste, cdo 6 muaj dhe me 100 000 mijë euro në momentin e nënshkrimit të marvëshjes. Në këto momente dhe në vazhdimësi, i kam mëshuar faktit se shuma nuk ishte 800.000 mijë euro, por më e madhe. Madje i kam thënë që pranoj ta nënshkruaj dhe këtë vlerë por me kushte…”-tregon biznesmeni.

Sipas tij, kushti i parë ishte që avokati apo Alma, të më sillte një audit për përcaktimin e dëmit real financiar të shkaktuar nga Alma.

Kushti i dytë, që i kam thënë avokatit ishte të më vendoste garantues familjarët si dhe çdo pasuri e paluajtshme që Alma apo familjarë të mos shiteshin, por të ngriheshin deri në momentin e shlyerjes totale të detyrimit.

Kushti i tretë, këstet mujore dhe jo 6 mujore pasi ishte kohë e gjatë.

Kushti i katër, duke qënë se Alma një pjesë të lekëve i ka investuar në disa kompani tregetare për llogari të vet dhe familjarëve nga të cilat rrjedhin shitje “online”, të gjitha objektet postare nga këto aktivitete të kalonin jo nëpërmjet kompanive të tjera postare por nëpërmjet kompanisë “ADEX”. Se jo vetëm po punonte me lekët e mija por dhe përdorte shërbime të tjera postare.

Në këtë moment, kur ja kam thënë kushtet e mija avokatit më ka thënë do kontaktoj me Almën dhe të kthej përgjigje.

…me avokatin, jam takuar gjithsej dy herë fizikisht dhe herë të tjera, kam mbajtur kontakte nëpërmjet numrit të telefonit, i cili në “Ëhats aap”, më ka dërguar një draft marëveshje dhe nuk më ktheu përgjigje për kushtet, që unë i thashë. Por ai më citoi, që nga ky moment po të flas si avokat i Almës. Unë këtë marëveshje, nuk e firmosa dhe nuk e pranova, por e refuzova në mënyrë absolute duke qënë se në atë promarveshje nuk flitej për asnjë nga kushtet e mija…”-ka mbyllur rëfimin Foto Zeneli./albeu.com/

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING