fbpx
NTV
No Result
View All Result
11/01/2021 , 14:38
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
11/01/2021 , 14:38
NTV
No Result
View All Result
Home REAGIM

Vrasja e 25 VJECARIT – KOHA PËR DREJTËSI ËSHTË TANI!

Reagimi i Presidentit Meta

by Golemi
09/12/2020 , 20:36
0 0
Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë dhe familjet e tyre
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Të dashur familjarë të të ndjerit Klodian Rasha,
Më lejoni T’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta, në rrethana tashmë të bëra publike, të djalit dhe të afërmit Tuaj, i vrarë me armë zjarri nga një punonjës i Policisë së Shtetit, ngjarje shumë e rëndë dhe e dënueshme, që na ka tronditur thellësisht të gjithëve.
Të dashur qytetarë,
Policia e Shtetit ka mision të ruajë rendin e sigurinë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktet Ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shproporcionale nga efektivë të caktuar të Policisë së Shtetit, kanë ardhur duke u përshkallëzuar.
Kjo është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla.
Uniforma e Policisë së Shtetit është përfaqësuese e drejtpërdrejt e autoritetit shtetëror, por dhe e besimit që qytetarët kanë ndaj shtetit.
Për ta fituar dhe për ta mbajtur atë, duhet integritet, meritë, profesionalizëm, paanshmëri, pavarësi, vetëpërmbajtje dhe mbi të gjitha ligjshmëri dhe respektim i të drejtave e lirive themelore të njeriut.
Këto janë parimet mbi të cilat duhet të ushtrojë detyrën çdo efektiv policie.
Çdo akt tjetër përtej ligjit dhe misionit të saj, i kryer nga Policia e Shtetit dhe efektivët e saj, është i papranueshëm, nuk duhet të tolerohet, por duhet të ndëshkohet.
Ju bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe autoriteteve të tjera shtetërore, t`i përgjigjen menjëherë nevojës së mbarë shoqërisë për drejtësi, përmes një hetimi të shpejtë, të plotë, të pavarur, objektiv dhe transparent për ngjarjen e rëndë të vrasjes së shtetasit Klodian Rasha.
I kërkoj Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve.
Zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë duhet të shërbejë, si një moment kthese dhe reflektimi mbi ligjshmërinë e akteve të Policisë së Shtetit, jo vetëm të një individi, por e të gjithë zinxhirit komandues, që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit dhe orientimit të efektivëve të policisë, deri te nxitja e veprimeve apo sjelljeve jashtë kërkesave të ligjit, që më pas çojnë edhe në ngjarje të tilla, të papranueshme për të gjithë shoqërinë tonë.
I kërkoj Avokatit të Popullit të ndjekë nga afër këtë rast dhe të dalë me rekomandime të posaçme për Policinë e Shtetit e që duhet të adresohen menjëherë nga kjo e fundit.
I bëj thirrje shoqërisë civile të jetë më aktive në krah të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve në raport me veprimet e Policisë së Shtetit, e të monitorojë në mënyrë konstante veprimtarinë e saj.
KOHA PËR DREJTËSI ËSHTË TANI!
Tags: kryesorepresidenti meta

Related Posts

SHTETI TË NGRIHET NË KËMBË PËR TË GARANTUAR SIGURINË E JETËS DHE TË PRONËS!
REAGIM

SHTETI TË NGRIHET NË KËMBË PËR TË GARANTUAR SIGURINË E JETËS DHE TË PRONËS!

09/01/2021 , 10:17
25 prilli duhet te jete dite gjykimi per çdo individ qe kerkon voten e QYTETAREVE
REAGIM

25 prilli duhet te jete dite gjykimi per çdo individ qe kerkon voten e QYTETAREVE

08/01/2021 , 14:38
Porti po përdoret vetëm për të pasuruar xhepat e qeveritarëve
REAGIM

Porti po përdoret vetëm për të pasuruar xhepat e qeveritarëve

08/01/2021 , 14:05

Recent Posts

  • Gjyqtarja Igerta Hysi konfirmohet në detyrë
  • Detaje tronditëse – Aksidenti i 25-vjeçares në Portin e Durrësit – Trajleri e ka marrë…
  • Kërkesat për ‘procedurë’ shtyjnë vetingun e prokurorit Bardhok Lleshi
  • KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit Vlorë, Pelivan Malaj
  • Rusia do të kryejë një provë klinike të versionit me një dozë “Sputnik-Light”

Kategorite

  • Aktualitet (1,061)
  • Bota (1,139)
  • Ekonomi (188)
  • Foto lajm (10)
  • Horoskopi (84)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (180)
  • Kronike (233)
  • Kulture (43)
  • LAJMI I FUNDIT (47)
  • Lifestyle (415)
  • MEMORIE (7)
  • Moti (85)
  • OPINION (33)
  • Pinknews (587)
  • Politike (304)
  • Rajon (104)
  • REAGIM (67)
  • Shendeti (293)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (25)
  • Sociale (53)
  • Sport (260)
  • Videonews (246)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!