Connect with us

Kronike

Vrasjet pa autor/ Nga 192 krime brenda 4 viteve, 62 mbeten të pazbuluara

Në 4 vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar 192 vrasje, ndërsa 62 krime mafioze vijojnë të mbetën ende të pazbardhura. Ekzekutime me snajper, krime në familje, vrasje grash, hakmarrje apo dhe larje e hesapeve të drogës, janë vetëm disa nga kategoritë e vrasjeve në Shqipëri.

Një pjesë e ngjarjeve janë zbardhur, por vrasjet pa autor vijojnë të jenë ato të përplasjes mes bandave e për të cilat policia nuk ka arritur të vendosë pranga. Edhe kur është vepruar ndaj tyre, të dyshuarit janë liruar për mungesë provash.

I fundit ishte ekzekutimi i Gentian Bejtjas në mars të këtij viti në fshatin Larushk të Krujës. Ish-polici i burgjeve 43-vjeçar, i kishte shpëtuar tre atentateve të mëparshme ndërsa atentatorët iu futën brenda në banesë dhe e ekzekutuan.

Që prej vitit 2020 dy nga krimet e rënda që mbeten ende të arkivuara janë ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit në qendër të Rrëshenit, por edhe rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës. Ndonëse për drejtësinë ngjarja u zbardh, në burg mbeti vetëm një kopshtar. Edhe ekzekutimi i dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia vijon të mbetet pa autor, ndonëse për këtë ngjarje kërkohet Talo Çela.

Veç qyteteve të tjera, edhe në Tiranë, vrasja e Hekuran Billës do të çonte në pranga disa të rinj, por që më pas u liruan për mungesë provash.

Viti 2020 në total numëroi 12 krime të pazbardhura. Viti 2021 numëron gjithsej 21 ekzekutime pa autor. Dy për të cilat policia dyshon se vijnë si pasojë e grupeve kriminale janë ato të vrasjes së Bardhok Pllanajt në Shkodër dhe Edmond Çekiçit në Durrës.

E njëjta histori e ekzekutimeve mafioze edhe në Vlorë, ku persona të armatosur qëlluan për vdekje Bledar Birçajn. Në Elbasan vrasjet e Everest CakësLulzim Bitrit e Ardian Çollakut vijojnë të jenë pa autor.

2022, edhe pse me një numër më të ulët të vrasjeve pa autor, me 12 të tilla, sërish krimet mafioze do të tronditnin kryeqytetin, kur në rrugën Tiranë-Elbasan u hodh në erë makina e Aleksandër Sadikajt. I riu humbi jetën nga plagët, ndërsa policia ende nuk ka një person të akuzuar, por veç dyshime.

Nuk do të kalonte shumë dhe në gusht tre të rinj u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë-Krujës. Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan në një pritë ndërsa automjeti i viktimave u dogj. Ngjarja e rëndë për policinë në pikun e sezonit turistik vijon të jetë e pazbardhur.

Për vitin 2023, janë ende 13 krime të pazbardhura. Më i rëndi prej tyre ishte vrasja e punonjëses së barit në zonën e Don Boskos, Mimoza Paja, por edhe e vrasjes së rojës së sigurisë Pal Kola në televizionin Top Channel. Sot e kësaj dite autorët janë në arrati. Ajo që dihet është se dy të pafajshëm humbën jetën.

Nga janari e deri më sot, për vitin 2024 regjistrohen 7 krime me 8 viktima në Shqipëri, ndërsa ekzekutimet mafioze janë ato për të cilat policia nuk ka asnjë autor./A2 CNN

Kronike

EMRI/ E motra s’kishte kontakt prej 1 muajsh, i moshuari gjendet i vdekur në banesë

Një i moshuar është gjetur oa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr. 12 të qytetit të Korçës. Mësohet se viktima është shtetasi Skënder Kita, 82 vjeç.

Burime bëjnë me dije se i moshuari jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët.

Ka qenë motra e tij e cila ka bërë kërkesë për ndihmë në komisariatin e Korçës pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain.

Pas denoncimit, Policia e Korçës ka shkuar në banesë dhe pasi kanë hapur derën kanë gjetur pa shenja jete 82-vjeçarin. Trupi i viktimës u transportua në morgun e spitalit.

Continue Reading

Kronike

FOTO/ Makina e shkatërruar në anët e rrugës, si ndodhi aksidenti që i mori jetën të 20-vjeçarit

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë, ku për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një tjetër. Sipas policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuesin me inicialet A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar mjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, 20-vjeçari me inicialet E. Gj., banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

FOTO/ Makina e shkatërruar në anët e rrugës, si ndodhi
Continue Reading

Kronike

P*lagosja me ar*më e 24-vjeçarit në Shkodër, sherri nisi pas debatit për kalimin në vijat e bardha

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e një dite më parë e shtetasit Jaser Osmani në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të 11 majit në lagjen “Salo Halili” bën të ditur policia vendore e Shkodrës teksa dyshohet se gjatë një konflikti të çastit mbeti i plagosur 24 vjeçari.

I dëmtuari Jaser Osmani mori një plumb në këmbë dhe menjëherë u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje duke vijuar kontrollet për kapjen e autorit.

Policia identifikoi autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Mithi, 46 vjeç, banues në Shkodër. Sipas policisë nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim Gentian Mithi, pas një konflikti të çastit me Jaser Osmanin, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve nga vendngjarja dhe pranë policisë së Shkodrës dyshohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri e kanë nisur konfliktin e tyre në qendër të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”. Gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre për kalimin në vijat e bardha në rrugë.

24-vjeçari i plagosur po ecte në këmbë duke tentuar që të kalojë në anën tjetër të rrugës pikërisht në vijat e bardha. Në atë moment autori i dyshuar ka qenë duke kaluar me automjet. I plagosuri pretendon se ishte e drejta e tij për të kaluar në rrugë ndërsa autori i dyshuar pretendoi se duhej të kalonte ai me makinë. Palët kanë debatuar mes tyre.

 

 

Pas pak çastesh shtetasi Gentian Mithi dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 24 vjeçarit në lagjen “Salo Halili” në vendin e njohur si “Çinari i Tophanës” dhe aty mendohet se e ka plagosur me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia vijon që të jetë në ndjekje të autorit të dyshuar për të bërë të mundur gjetjen e më pas kapjen e tij ndërsa grupi hetimor vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen e ndodhur pasditen e 11 majit në Shkodër.

Continue Reading

Kronike

FOTO/ Ky është 20-vjeçari që vdiq në aksident, shoku i tij në gjendje të rëndë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 20-vjeçari nga Bajram Curri, Erimsjan Gjocaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar këtë të dielë në Tropojë.

Erimsjan Gjocaj ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, që dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.

Makina drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës, shtetasi A. S., 20 vjeç. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

  

Continue Reading

Kronike

Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në aksin Bajram Curri-Valbonë, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues një 20-vjeçar, i cili dyshohet se duke drejtuar mjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, 20-vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING