Connect with us

Rajon

Vuçiç flet për shpatën e Demokleut

Serbia nuk pranon planin franko-gjerman/ Vuçiç flet për shpatën e Demokleut

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë pasi ai nis me faktin që Kosova është e pavarur.

Daçiç gjithashtu tha se Serbia nuk mund ta mbështesë një zgjidhje politike se si duhet të duket Kosova si shtet i pavarur nëse nuk zgjidhet problemi i pavarësisë së saj.

“Vendimet tona për sanksione ndaj Rusisë, kanë ndikim në qëndrimin e BE ndaj nesh” –tha ministi dhe shtoi se “Serbia duhet të përqendrohet në interesat e veta kombëtare”.

Nga ana tjetër, presidenti Vuçiç, tha se Serbia mund të ndryshojë qëndrim për sanksione ndaj Rusisë vetëm nëse shpata e Damokleut i varet mbi kokë.

Nga Parisi, ai tha se situate ku ndodhet Serbia, nuk është për jetë a vdekje, dhe ka falenderuar Moskën për murret e ngritura prej saj ndaj anëtarësimit të Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare.

Advertisement

TRENDING