Connect with us

Kosova

Vuçiçit nuk i del e keqja me heroinat shqiptare, presidenti serb flet për një telefonatë sekrete në OKB

Presidentit të Serbisë ende nuk i ka dalë zemërimi për atë që e konsideron një kurth të fuqive të mëdha dhe Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Aleksandër Vuçiç ka nisur që të fantazojë, siç duket, duke thurur skenarë të pakonfirmuar për mënyrën se si 4 heroinat, të cilat e vendosën në vështirësi, të jenë futur në sallë.

“Bënë një marrëveshje me anglezët dhe amerikanët dhe hynë. Dikush që ishte i ndërgjegjshëm nuk donte t’i lejonte të hynin dhe më pas erdhi një telefonatë. Mendoni se nga mund të vinte ajo telefonatë. Pastaj Vjosa gënjeu se ishin anëtare të kabinetit pasi nuk janë të tilla”, tha Vuçiç në Nju-Jork.

Prania e 4 grave të mbijetuara nga dhuna dhe torturat e forcave serbe në Kosovë bënë që presidenti serb shpesh të ulte kokën në ulësen e tij në shenjë turpi.

Kosova

Serbia ka armë por jo ushtri, shqiptarët vdesin për vendin e tyre 

Avokati serb nga Beogradi, Sead Spahoviç, ka thënë se Serbia nuk ka ushtri dhe nuk është e gatshme të futet në Kosovë edhe pse ditë më parë kryeministri serb Millosh Vuçeviç, ka thënë se “Qeveria e Serbisë do të detyrohet të përgjigjet në mënyrë adekuate” nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës.

Ata nuk kanë ushtri dhe prandaj nuk e bëjnë dot. Por mund të gudulisin opinionin publik në Serbi, i cili ka vullnet që ushtria të kthehet në Kosovë, pasi ajo është tokë e shenjtë serbe, fjala më e shtrenjtë serbe etj. Dhe kaq është e gjitha”. – tha Spahoviç në një intervistë për The Geopost.

Sipas tij, Serbia ka armë, por nuk ka ushtarë kurse Kosova ka dhe ky është një dallim i rëndësishëm, prandaj Serbia nuk mund të bëjë asgjë me forcë.

“Nëse do të mundnin, do të hynin, është thjesht çështje ekuilibri fuqie ose nëse doni edhe frike. Sepse, kini kujdes, shqiptarët vdesin për Kosovën e tyre, e serbët jo, dhe ky është dallimi themelor, prandaj nuk ka mundësi për një konflikt ushtarak”- theksoi avokati serb duke potencuar-: “Nuk mund të vlerësoj se si është situata me Republikën Srpska sepse edhe atje kanë pretendime. Në përgjithësi Serbia, kudo ku ajo ka minoritete krijon trazira dhe bën rrëmujë, në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, po ashtu edhe në Bosnje. Vetëm në Kroaci nuk munden, por kur kanë mundur e kanë bërë edhe atje”.

Para disa ditësh në debatin e ashpër dhe kundërshtues në skenën politike serbe rreth Plan-Propozimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, u përfshi edhe avokati i shquar serb,Spahoviç.

Ai tha se marrëveshja “është e mirë” dhe se normalizimi i marrëdhënieve “duhet të bëhet” rruga e drejtë për anëtarësimin e të dyja shteteve në Bashkimin Evropian.

Sipas avokatit serb, “Beogradi nuk ka kurrfarë sovraniteti në Kosovë” dhe se “Kosova do të vazhdojë rrugën e saj mëvete” sepse “është shtet me kushtetutë, institucione, territor dhe popull që jeton atje”

Është normale që pala humbëse e luftës së Milloshevicit  të vuajë pasojat, theksoi Spahoviç, por kundër kësaj janë politikanët dhe mediat në Serbi, duke harruar se në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ne vitin 2010, thuhet se “pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

“Ky argument përdoret vetëm kur qeveria dëshiron tju ‘pickojë hundët’ qeverive të kaluara që kontribuan në pavarësimin e Kosovës”, tha ai për median.

“Duke u nisur nga fakti se Kosova fitoi luftën dhe Serbia u tërhoq nga ai territor, si dhe prej verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, rrjedh se Kosova është shtet” – deklaroi  Sead Spahoviç

Continue Reading

Kosova

Deputeti i Bundestagut me zjarre ferri në gjuhë, Kosova në KiE, e vetmja rrugë 

Këshilli i Europës festoi dje 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë se Asambleja Parlamentare e kësaj organizate të rëndësishme muajin e kaluar konkludoi me shumicë të madhe votash se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e saj.

Abraham shkruan se Komiteti i Ministrave i ka dy zgjedhje dhe se nëse respektohen standardet dhe vlerat, atëherë Kosova do të duhej të anëtarësohej në KiE këtë muaj

“Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje:

1) Të veprojë në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke e pranuar Kosovën brenda muajit maj.

2) Ose, ta injorojë vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tri raportuesve, tri komisioneve… duke mos marrë asnjë vendim”- ka shkruar deputeti gjerman në platformën “X” duke shtuar se “Kjo e dyta, do të dërgonte sinjal të dëmshëm te deputetët dhe qytetarët.

“…Sidoqoftë, kjo do ta dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund t’i shpërfillin standardet si të duan dhe kur të duan. Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara” – ka potencuar Abraham.

Gjermania, përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të mos rrezikojë, ndërsa synon që të anëtarësohet në Këshillin e Europës këtë muaj.

Ndërkombëtarët presin që të ketë lëvizje nga Kosova drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për të krijuar një atmosferë pozitive përpara se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ta thotë fjalën përfundimtare për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Gjatë debatit në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE më 16 prill, disa deputetë përmendën nevojën, siç thanë ata, që Kosova të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe përpara votimit final të ministrave por Abraham s’ishte një nga ta.

Në këtë seancë, 131 deputetë votuan që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, 29 ishin kundër, ndërsa 11 abstenuan.

Kosova hapin e parë të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës e bëri më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e pati miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Continue Reading

Kosova

Thërrimet e Vuçiçit shuajnë urinë e Perëndimit por jo Kosovën, Serwer ka një mesazh

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja për korrupsion dhe si rusofilë.

“Parlamenti i Serbisë miratoi javën e kaluar qeverinë e re të vendit. Personeli dhe programi përfaqësojnë një kthesë të mëtejshme drejt së djathtës etnonacionaliste, anti BE. Qeveria përfshin ministra që SHBA-ja i ka sanksionuar tashmë për korrupsion, si dhe sykofantë të hapur rusofilë. Për të mos përmendur një kryeministër që udhëhoqi Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë vitin e kaluar, kur ajo ishte bashkëpunëtore në një sulm terrorist në veri të Kosovës, rrëmbimin e policisë së Kosovës dhe trazirat kundër paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja. Ai tashmë ka përsëritur dëshirën e Serbisë për marrëdhënie të mira me Rusinë dhe refuzimin për t’u lidhur me sanksionet e BE-së kundër Moskës”, ka shkruar Serwer.

Sipas tij, presidenti Vuçiç po lë pak vend penetrimi dhe besimi për ata që argumentojnë se Serbia është drejt Perëndimit në rrugën e saj.

Në muajt e fundit ai është takuar në mënyrë të dukshme me diktatorët e mundshëm të Hungarisë dhe Azerbejxhanit, si dhe me autoritarët që qeverisin Bjellorusinë, Rusinë dhe Kinën. Vuçiç nuk po e fsheh ambicien e tij për të shtrirë autoritetin e tij në 49% të Bosnjës dhe Hercegovinës të kontrolluar nga serbët, të gjithë Malit të Zi dhe veriut të Kosovës me shumicë serbe. Ai kryesoi gjithashtu në dhjetor manipulimet zgjedhore në zgjedhjet kombëtare groteske, të padrejta dhe plot mashtrime, që e shtyu Freedom House të vazhdojë ta ulë në renditjen e saj demokracinë në Serbi”- ka theksuar profesori amerikan dhe ka treguar se zyrtarë në SHBA dhe Evropë janë të përgatitur ta tolerojnë dhe madje ta shpërblejnë Aleksandër Vuçiçin.

“Disa kanë frikë se çdo alternativë tjetër mund të jetë më e keqe. Të tjerët nuk duan të pranojnë dështimin e tre viteve ndaj Vuçiçit. Të tjerë ende imagjinojnë se thërrimet që ai shpërndan në drejtim të perëndimit, mund të jenë hapa të vegjël dhe përmirësime për çështje më të mëdha.

Predhat dhe plumbat që Serbia lejon të shkojnë në Ukrainë, mund të ndikojnë te disa, ndonëse nuk duhet me siguri, se sasia e nisur mbërrin e gjitha në Kiev, apo tretet rrugës duke devijuar për në Moskë” – theksoi Daniel Serwer.

Profesori amerikan u shpreh se vetëmashtrimi është një pjesë e madhe e kësaj historie.

“Vuçiç e ka bërë të qartë se nuk do ti zbatojë marrëveshjet që SHBA dhe BE i konsiderojnë si ligjërisht të detyrueshme. Beogradi e ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo përkundër kualifikimeve të tij dhe përfitimeve që mund të kenë prej tyre serbët e Kosovës. Me siguri amerikanët dhe evropianët inteligjentë e kuptojnë se pjesëmarrja serbe në stërvitjet e NATO-s gjeneron një rrjedhë të konsiderueshme të inteligjencës në Rusi”- potencoi profesori amerikan.

 

Continue Reading

Kosova

Loja me dy porta e Francës dhe Gjermanisë dhe presioni ndaj Kosovës për në KiE 

Kosova po shpreson që vendet mike të perëndimit do ta mbështesin për t’u anëtarësuar në Këshillin Evropës.

Megjithatë para fazës finale për t’u pranuar në këtë organizatë, aleatët e saj ndërkombëtarë po kërkojnë që të ndërmarrë hapa për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ditë më parë, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se Kosova duhet të bëjë hapa të prekshëm, që nënkuptojnë dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Në lidhje me këtë, diplomati britanik, Timothy Less, tha se shtetet perëndimore po e shfrytëzojnë këtë mundësi për të insistuar që Kosova ta themelojë Asociacionin.

Për momentin, paraqitja e një draft-statuti duket të jetë parakusht për të bërë përparim në qëllimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Shtetet e QUNTI-t duan që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe. Por atyre u mungojnë forma të tjera të ndikimit mbi Prishtinën, siç është perspektiva e anëtarësimit në BE, dhe ata po përdorin tani mundësinë e krijuar nga dëshira e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës për të insistuar që ajo të themelojë Asociacionin”- ka deklaruar Lees.

Sipas tij, krijimi i Asociacionit nuk ka qenë më herët kërkesë për Kosovën që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, prandaj këtë situatë e sheh si një formë presioni që po ushtrohet ndaj Prishtinës zyrtare nga shtetet e QUINT-it.

“Duke vepruar kështu, QUINT po përziejnë qartë çështje të palidhura pasi nuk ka asnjë kërkesë në statutin e Këshillit të Evropës që anëtarët t’u japin autonomi rajoneve etnike, dhe Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i APKE-së në mënyrë specifike deklaroi se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe nuk ishte kërkesë për të përmbushur standardet e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut dhe rekomandoi që ajo të trajtohet veçmas nga pranimi i Kosovës” – ka pohuar Lees.

Njohësi i rrethanave politike nuk e përjashton mundësinë që Kosova të refuzojë të dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Lees, “opsioni i tretë është refuzimi i përmbushjes së kërkesës së vendeve të QUINT, që do të thotë se Kosova nuk i bashkohet Këshillit të Evropës menjëherë, dhe situata mbetet e njëjtë. Për këtë arsye, edhe qeveria do të joshet nga ky opsion pasi që ka një shans të arsyeshëm që Kosova mund të jetë ende në gjendje të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në një afat më të gjatë pa pasur nevojë për themelimin e Asociacionit”, ka thënë Less.

Vendimin përfundimtar sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pritet ta sjellë Komiteti i Ministrave i kësaj organizate, më 16 maj.

Continue Reading

Kosova

Politikani gjerman s’përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe 

Deputeti gjerman Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ndonëse në të janë dy të sanksionuarit e SHBA-së, Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviç.

Deputeti ka shprehur habinë e tij të madhe për një qëndrim të tillë të politikanit spanjoll duke e cilësuar qasjen e Borell si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”.

Butikofer ka pyetur se si një Përfaqësues i Lartë dhe Zëvendës President i Parlamentit Europian “mund ta bëjë një budallallëk të tillë” – ka Pyetur në mënyrë retorike dhe plot ironi deputeti duke vazhduar:- Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e mëritur nga kryemunistri u i sapoemëruar Milos Vuçeviç, i cili sinjalizoi qartë se Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”

Deputeti nga radhët e “Të Gjelbërve” në Parlamentin Evropian, teksa ka trajtuar rrjedhën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka konsideruar se politika aktuale e BE-së ndaj Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga njëanshmëria.

Në një shkrim autorial të publikuar, eurodeputeti gjerman ka thënë se në vend që BE-ja të bëjë përpjekje për të zbutur presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe udhëheqësin secesionist të serbëve të Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik, ajo duhet të reagojë dhe të ndal provokimet serbe kundër Kosovës.

Ai ka theksuar se përkundër sulmit brutal të protestuesve serbë në pjesën veriore të Kosovës ndaj pjesëtarëve të Forcës së NATO-s, rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga Serbia përgjatë vijës kufitare dhe mbështetjes së autoriteteve serbe për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit, insitucionet evropiane kanë sanksionuar Kosovën.

Këto janë vetëm disa nga shkeljet më të rënda. Por BE-ja deri më tani nuk ka qenë e gatshme të tregojë ashpërsi ndaj Vuçiçit dhe miqve të tij të krimit të organizuar. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu” –  ka shkruar eurodeputeti gjerman, dhe ka bërë thirrje për ndryshimin e qasjes së BE-së kundrejt krizës aktuale midis dy fqinjëve armiqësorë.

“Serbisë duhet t’i jepet një ultimatum, të zgjedh: Brukseli apo Moska. Opsioni i parë është i mirëpritur, por jo më kapërcime herë nga njëra anë, herë nga tjetra. Për të pesë vendet e tjera, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegoviba, qëllimi duhet të jetë që të parashikohet qartë një datë pranimi në vitin 2030” – theksoi Reinhard Butikofer

Continue Reading
Advertisement

TRENDING