Connect with us

Politike

Zgjedhjet/ Arratisen kandidatët e Alibeajt

Kandidati i PD-së për Gjirokastrën, Shemsho Lamaj vendosi të heqë dorë nga gara e 14 majit. Pak orë më parë, ishte kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Mirditë, Mark Ruçi që lajmëroi se ishte tërhequr për arsye personale dhe familjare. Ai shprehet se pavarësisht situatës në të cilën ndodhet PD-ja, do të vazhdojë të udhëheqë betejën elektorale për të mbledhur vota. Aktualisht PD, nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt ka vetëm 14 kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, edhe pse janë 61 bashki në vend.

Deklarata e plotë
Kam kontribuar prej vitit 1991 si student dhe vazhdoj edhe sot te kontribuoj pranë PD-se, për vlerat që kanë individët, por edhe për lirinë e fjalës dhe si e vetmja forcë që vrau frikën.
Rrugëtimi ka qenë i vështirë, ai ka patur ulje e ngritje. Me miqtë e mi demokrat kemi kaluar shume sfida, megjithatë sot jemi në një përballje që nuk e kishim menduar dhe që nuk e meritojmë!
Duke marrë shkas nga situata politike dhe gjendja ku sot ndodhet forca politike e PD-së, shumë nga miqtë e mi nga e djathta por edhe të pa kënaqur të elektoratit gri më kërkuan të kandidoj për postin e Kryetarit të bashkisë, gjë e cila më bëri të hezitoj per vete situaten politike ku jemi, por më vuri edhe para përgjegjësisë përball këtyre njerëzve që kërkojnë shpresën, të lodhur dhe të zhgënjyer nga politika ,të zhytur në varfëri ku përditë përcjellin familjare për në perëndim. Dara e pushtetit nuk ka limte.
Arsyet pse duhet te kandidoja :
– Aderimin në këtë forcë politike prej 1991, ku kam qenë dhe jam pjesë e strukturave dhe kam qenë pranë cdo demokrati edhe ne vitet e vështira
– Kam eksperiencen administrative pasi jam formesuar në kohën që PD-ja ishte në qeverisje.
– Jam në kontakt cdo ditë me demokratët dhe me qytetarët qe nga Dunavati, Manalati deri në fshatin më të largët të Gjirokastres .
– Kam njohje te konsiderueshme dhe gëzoj respekt si profesionist por edhe si intelektual.
– Përballë kemi nje person nën petkun e pushtetit dhe që e përdor atë kudo dhe mbi këdo.
– Shpresa e vrarë te qytetarët e Gjirokastrës që cdo ditë ndjejnë bastisje në qytetin e kthyer në kështjella të heshtura me drynin në porta.
Arsyet pse nuk do të marrë pjesë në këtë garë ( kjo edhe me miratimin e deges se PD Gjirokaster):
– Nuk dua që ti shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka patur një rrugëtim të vështirë dhe me shumë pengesa.
– Me keqardhje, por demokratëve ju duhet kohë për te vecuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se cfarë bëjnë).
– Nuk dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe ti vendosim epitete të paqëna njëri -tjetrit.
– Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët.
Duke qenë se cdo gjë do kohën e vet për tu maturuar, unë me qytetari dhe me pjekuri ,me nderim për cdo demokrat ju bëj thirrje që të lini emocionet por të kthjelloheni dhe të analizoni se janë momente historike dhe me pasoja socialo-ekonomike.
I bindur se dualiteti I kandidaturave te djathta do te avantazhonte te majten, por edhe ju te nderuar demokrat nuk duhet ta mbartni turpin e mos votimit te PD-se dhe te votoni nje parti te majte ,pasi ishte kjo force politike qe na nxorri ne opozite ne 2013 , qe largonte pa meshire demokratet nga puna , ishte kjo force politike bashkepergjegjese per represionin ne 2014 mbi fshatin Lazarat qe me nje brutalitet te pashoq terrorizuan popullin atje duke u shkaterruar pronen, duke I burgosur djemte e fshatit edhe me Burgim te perjetshem ( kujtojme qe PS ne ate periudhe nuk mund te qeveriste e vetme si dhe Ministria e drejtesise drejtohej nga LSI ), per kanabizimin e vendit , miratimin e reformes per ndarjen administrative e cila favorizon teresisht PS dhe te tjera mekate qe kane rene mbi kurrizin tone .
Nuk mund të bujtni te nderuar demokrat në shtëpinë e tjetrit e ta ndjeni veten zot. Cdo shtëpi ka probleme, por ti zgjidhim te shtëpia jonë e cila është vetëm një – PD.
Koalicione janë bërë edhe më parë, para dhe pas zgjedhore, por PD-ja nuk ka lëvizur. Kanë ardhur dhe ikur, por jo demokratet; Nuk është në dinjitetin e tyre tjetërsimi dhe aq më keq vota e tyre majtas!
Terheqja nuk eshte braktisje e frontit por nje mundesi per te konceptuar te gjithe te ardhmen dhe nuk eshte lufte per pushtet por vizion .
Do vazhdoj te udheheq betejen elektorale per te mbledhur vota per Partine Demokratike .
Rrofte PD – ja !

 

Politike

Edi Rama i pastrehë, mediat greke: Ende s’ka një vend për takimin me emigrantët

Edi Rama deri tani është ‘i pastrehë’”. Ky është komenti i medias greke Protothema, e cila 5 ditë përpara takimit të kryeministrit me emigrantët në Athinë, raporton se organizatorët po vijojnë kërkimet për të gjetur një vend ku tubimi do të zhvillohet.

Thrilleri me gjetjen e hapësirës së nevojshme për tubimin e 12 Majit që nisi me refuzimin e bashkisë për të lejuar zhvillimin e tij në Teatrin e Krishtlindjeve në Galatsi vijon.

Tentativa e organizatorëve për të përdorur Stadiumin e Paqes dhe Miqësisë për takimin e Ramës me emigrantët në Athinë duket se nuk po ecën përpara dhe mund të mos finalizohet me sukses.

Nga oragnizatorët shqiptarë deri në mëngjesin e sotëm nuk është dërguar zyrtarisht asnjë kërkesë në drejtim të administratorëve të SEF-it, që do të çonte në mbledhje të bordit për të miratuar ose jo kërkesë. E po ashtu sipas Protothema nuk ka pasur as ndonjë ofertë financiare.

E vetmja lëvizje ka qenë ajo për sallën Melina Merkouri, e cila ka një kapacitet shumë të vogël, nën 1000 persona, ndërkohë që në fakt parashikohet që në tubimin e Ramës mund të marrin pjesë nga 4000 deri në 5000 emigrantë shqiptarë.

Është kërkuar sipas medias greke verbalisht nga pala shqiptare që të shfrytëzohet për këtë tubim, arena ku luan Olympiacos, por nuk ka pasur një kërkesë zyrtare me shkrim.

Drejtuesit e SEF-it duket se janë të palëkundur dhe kanë theksuar nevojën për të marrë një kërkesë me shkrim nga organizatorët shqiptarë dhe përgjigja nëse do të jetë pozitive do të ketë klauzola të forta.

Sfida për të gjetur një vend për tubimin vjen në një kohë kur partia opozitare SYRIZA por edhe deputetë të “Demokracisë së Re” e kanë cilësuar provokim takimin e Ramës.

Ndërkohë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i dha fund zërave për ndalimin e vizitës së shefit të qeverisë shqiptare ditën e djeshme.

Ai tregon se nuk është i ftuar i qeverisë, po vjen për të biseduar me bashkatdhetarët e tij. Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme, prandaj thashë që është një zgjedhje e panevojshme”, tha kryeministri helen.

Continue Reading

Politike

Rithemelimi në “shërbim” të mazhorancës? Kreshnik Spahiu: Kë po kërkon të nxjerrë Rama nga politika me ligj

Juristi Kreshnik Spahiu tha se duket se ka një përafrim mes opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha dhe qeverisë.

Opozita duket se është e gatshme të bashkëpunojë për të miratuar rezolutën, por sipas Spahiut ajo do të bashkëpunojë vetëm nëse do të bindet se nga ligji i ri nuk do të preket as Berisha dhe as Meta.

“Duket se ka një përafrim thuajse zyrtar dhe institucional të qeverisë Rama me opozitën e Berishës.

Kjo u zyrtarizua së pari me amnistinë, së dyti me komisionin hetimor të TIMS ku grupi i “Rethemelimit” i mundësoi Edi Ramës të mos hetohet e të mos jetë në komision si dëshmitar dhe së treti është lëshuar një mesazh nëpërmjet nënkryetarit të kësaj partie, ku Gazment Bardhi ka lëshuar një mesazh pozitiv për të votuar pro rezolutës si një mudësi faktorizimi dhe institucionalizimi për t’u bërë pjesë e kësaj reforme të dytë.

Grupi i kësaj opozite ka treguar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë dhe me SPAK-un, por nuk do e japin votën deri sa të binden se nuk do të dëmtohen nga kjo marrëveshje.

Pasi ata mund të jenë ende skeptik nga qëllimi i faktorit ndërkombëtar dhe shikojnë në prapaskenë. Nëse do ketë ndërhyrje për ligjin e dekriminalizimit, për komisionin qendror të zgjedhjeve, për imunitetin e deputetëve, për përjashtimin e grupeve parlamentare, këtu opozita mund të hezitojë.

Opozita do testojë nëse nga ky bashkëpunim me Ramën, mazhorancën dhe me ndërkombëtarët, ata do shikojnë nëse dëmtohen Berisha dhe Meta, nëse jo ata do e votojnë rezolutën”,-tha Spahiu në “Now me Erla Mëhillin”.
Continue Reading

Politike

Argita Malltezi e bindur: Sali Berisha do e rrëzojë nga pushteti Edi Ramën

Argita Malltezi, duke folur pët Beti Njuman, shprehet se Sali Berisha do rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

A rrezikohet mandati i z. Berisha, dhe si e shihni të ardhmen e tij politike?

Nëse njeriu bën llogari dhe nëse mendon që të fitojë në çdo hap, nuk shikon panoramën e madhe dhe merret me betejat e vogla.

Piktura e madhe është shumë më e rëndëishme se sa betejat e vogla. E madhja është lufta për demokracinë, për rrëzimin e një diktature që sapo është instaluar dhe që në rastin konkret shfaqet me kontrollin e drejtësisë.

Po t’i kthehemi ekonomisë, në uzurpimin e fondeve publike dhe në shpërdorimi masiv të tyre si në Bashkinë e Tiranë si në qeveri.

Nëse kthehemi tek rendi shikojmë bashkëpunimin e policisë me bandat kriminale dhe kthimin e Shqipërisë në një narko-shtet.

Prandaj të gjitha këto janë më të rëndësishme se një mandat. PD-ja do t’i vazhdojë betejat e saj së pari me mos bindje civile.

Si i keni parë hetimet ndaj zyrtarëve të PS-së?

Është shumë e thjeshtë panorama: nga njëra anë ke të gjithë liderët e opozitës në procedim penal, në anën tjetër nuk ka as Veliajn, as Ramën dhe as krerët e tjerë të këtij niveli në procedim penale. Kjo është drejtësia e kapur dhe ajo nuk mund t’i japë drejtësi pjesës më të madhe të shqiptarëve.

Sot korrupsioni është aq i madh sa ka arritur të skedulojë një çështje, apo për të mbyllur një çështje gjyqësore. Pra, korrupsioni është galopant.

Ka pasur një opinion të Komisionit të Venecias ku ngrinte shqetësimin për reformën në drejtësi lidhur me atë që e quan si kooperativizmi i strukturave që nuk kontrollohen nga strukturat e shtetit.

Dhe këtu është rasti i SPAK, ku as në një vend totalitar nuk mund të ndodhë kjo. Pra këta janë një trupë që ka kapërcyer çdo mekanizëm të shtetit ligjor dhe kanë kapërcyer edhe gjykatat, pra një strukturë ekstra-ligjore.

Në përbërje të kjësaj strukture janë njerëz plotësisht të kapur, si: Irena Gjika, z. Dumani, të cili i kanë dhuruar në mënyrë të çuditshme një apartament dhe e ka kaluar vettingut, kur kolegët e tij për shumë më pak janë nxjerrë jashtë sistemit. Kemi Millionain e Elbasanit, ku zonja nuk e hape kurrë procedimin për Qazim Sejdini.

Arben Kraja, një njeri që ka hetuar dosjen e incineratorit të Tiranës, në një kohë që kishte dy familjarë të tij në Bashkinë e Tiranës.

Pra kjo strukturë nuk ju jep shpresë as për dosjen “Xibraka”?

Një gjë e them me siguri që këto çështje kanë qenë në dosjen e prokurorisë. Dhe nuk ka pasur asnjë lloj dileme për personat e përfshirë. Ta shikojmë çdo të ndodhë sot.

Angazhimi juaj politik, e keni mohuar, por çfarë do të bëjë Argita Malltezi?

Sali Berisha është lideri i Partisë Demokratike. Ai do të rrëzojë nga pushteti Edi Ramën, dhe këtë ua them me plot bindje.

Nuk kam asnjë lloj aspirate për të bërë këtë lloj karriere, por nuk më ndalon të ndërmarr asnjë lloj vendimi nëse duhet për të çuar përpara një angazhim politik. E vetmja gjë që më penalizon është ndoshta eksperienca që kam në prapaskenë, duke parë se çfarë angazhimi titanik kërkon qeverisja e vendit, përgjegjësia ndaj njerëzve nëse respektohen të gjithë normat ligjore.

Si i shihni rrymat në PD?

Mendoj se çdokush ka të drejtën e opinionit politik të tij. Nëse një parti politike dhunohet në masën sa i marrin në mënyrë të kundraligjshme vulën, i arrestojnë në mënyrë të paligjshme liderin e saj, i heqin në mënyrë të kundërligjshme fondet politike, kjo është një parti politike që nuk do të ngjallë dot shpresë dhe që nuk tremb askënd, ku tashmë kundërshtari dhe krimi janë shkrirë në një.

Sigurisht beteja e madhe është rrëzimi i Edi Ramës, ku nuk arrihet dot në katin e pestë pa kaluar më parë në katin e parë.

Si e patë thirrjen e kryeministrit Rama për opozitën për një rezolutë anti-korrupsion?

Ujkut nuk mund t’ia lësh kurrë mëlçitë për të ruajtur. Se mund të jetë Edi Rama promotor i luftës anti korrupsion, këtë nuk ka njeri që mund ta besojë. Edi Rama është zemra e çdo lloj afere korruptive që ka ndodhur në Shqipëri. Nuk mund të kishte incineratorë, check-up, Sterilizim pa rolin e Edi Ramës. Edi Rama dhe anti-korrupsioni janë dy terma që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Ai sigurisht që e do këtë për kozmetikën e tij, por besoj se PD-ja nuk do t’ia lërë Edi Ramës mëlçitë për t’i ruajtur.

Ju jeni dakord për një ndryshim të ligjeve që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë?

Absolutisht që kjo nuk mund të bëhet me Edi Ramën, por po që reforma në drejtësi duhet transformuar plotësisht duhet bërë.

Continue Reading

Politike

Rama: Luftë për mish të freskët, shqiptarët shihen nga Perëndimi si të preferuar

Në një diskutim në Aachen, Gjermani, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me largimin e të rinjve shqiptarë, ku tha se nuk është vetëm problemi ynë, por i gjithë Europës së vjetër.

Rama e cilësoi si ‘luftë për mish të njomë’ problemin me largimet, ndërsa tha se shqiptarët dhe të tjerët  nga Ballkani Perëndimor që dikur shiheshin si problem nga Gjermania e Perëndimi, sot janë të preferuar sepse janë të bardhë dhe nuk e kanë shumë të vështirë të përshtaten me kultura të ndryshme fetare.

“Unë nuk di si të jem diplomatik dhe duhet të them atë që mendoj. Problemi që unë shoh se Europa e vjetër, po vuan nga demografia që është një dënim për të gjithë ata, më pak fëmijë, nevojë për krah punë, një bela e madhe sesi të merren me migracionin.  Kështu që është shndërruar në luftë për mish të freskët. Si të marrin të rinj nga ne që të vijnë këtu, sa më shumë të jetë e mundur.

Nuk është koha që shqiptarët apo të tjerët nga BP shiheshin si problem. Ata janë më të preferuarit sepse janë të bardhë, sepse dhe kur janë myslimanë, nuk e kanë shumë të vështirë të përshtaten. Qofshin myslimanë apo krishterë nga BP janë europiane dhe vijnë aty. Si mundet ta ndalojmë këtë.

Përgjigja më e lehtë, duhet të luftoni korrupsionin, të rrisni pagat, më fal po si mund ta bëjmë të gjithë këtë? Si mund tu themi ‘ja ku e ke pagën, më mirë se në Gjermani’. Është thjesht e pamundur.

Kush mendon ndryshe, nuk mendon si duhet. Ky është një problem i madh dhe ne po përpiqemi të përballemi me të. Kemi bërë përparim, jemi shkuar në një pagë mesatare në sektorin publik nga 450 euro në 900 euro.

Në sektorin privat po rriten për shkak të turizmit dhe mungesës së krahut të punës.

Është një problem i madh dhe Perëndimi nuk duhet të marrë shqiptarët, është shumë më e madhe sesa kaq.

Gjermanët na kanë një borxh të madh sepse emri Ballkan është vendosur nga një gjerman jo fort i mençur dhe duke parë malet gjithë kohës pyeste ku jemi. Dhe turku që e shoqëronte i thoshte ballkan, që do të thotë male dhe ai ia vendosi emrin Ballkan.

Kështu që kur të dëgjojnë Ballkanin dhe të mos ndihen mirë, gjermanët duhet të thonë ‘po, ne e bëmë të parët”, tha Rama.

Continue Reading

Politike

Rama nga Gjermania: Shqipëria, vendi më pro europian në Europë

Kreu i qeverisë Edi Rama në Aachen të Gjermanisë mori pjesë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”në Charlemagne Prize on Europe.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se Shqipëria është vendi më pro evropian në Europë dhe se anëtarësimi drejt BE-së është ëndërr.

“Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri të jemi ai vend që sot mbështetur në barometrin e BE-të jemi vendi më pro evropian. Për ne të jesh pjesë e BE është aq e thjeshtë dhe aq thelbësore sa ishte për etërit themelues të BE. BE perceptohet si bankomat për ne, por nuk është kështu, nuk ka të bëjë me paratë, por me një parametër e mbështetur në vlera.

Dua të them që në kuadrin e integrimit dhe zgjerimi ka një akt interesant që lidhet me sloganin e famshëm të zgjerimit të vitit 2004, ku për shumë vende hyrja në BE ishte kthim në shtëpi. Për ne është ndryshe, ne s’kemi qenë kurrë pjesë e tij, por e kemi ëndërruar.

Nuk e di çfarë do të ndodhë me BE në vitet në vijim, por di të them që edhe nëse BE zhduket, Shqipëria sërish do të jetë një vend pro evropian.”, tha Rama

Continue Reading
Advertisement

TRENDING