Connect with us

Kosova

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Escobar: Do njohim edhe pa Listën Serbe

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se ai pret që të ketë një propozim nga qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore vlerësoi në një intervistë për Zërin e Amerikës përparimin e qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës lidhur me këtë çështje. Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’i njohin zgjedhjet e së dielës në Veri të Kosovës nëse ato janë të lira dhe të ndershme dhe theksoi se i ka kërkuar Listës Serbe që të luajë rolin e saj.

Zëri i Amerikës: Një muaj pas arritjes së marrëveshjes e Ohrit (mes Kosovës dhe Serbisë), i vetmi përparim është formimi i Komitetit të Përbashkët të Monitorimit në Bruksel. Cili është vlerësimi juaj për procesin deri tani?

Gabriel Escobar: Para së gjithash, dua të them se kjo ishte një marrëveshje e jashtëzakonshme. Është një marrëveshje për normalizim dhe marrëdhënie të mira paqësore sipas standardeve evropiane, sipas kornizës evropiane, mes dy palëve që do t’i karakterizoja si dy fqinjë armiqësorë. Kjo ishte ajo që donim. Kështu që unë do të thoja se kjo në vetvete ishte një arritje e jashtëzakonshme. Nëse zbatohet siç duhet, mendoj se kjo mund të sjellë një epokë të re të marrëdhënieve paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Zëri i Amerikës: Përvoja në Ballkan tregon se arritja e një marrëveshjeje nuk do të thotë që problemet janë zgjidhur. Zbatimi është çështja kryesore. Ku qëndrojmë në këtë drejtim?

Gabriel Escobar: Duhet të them se kemi ndërmarrë, ose me saktë Bashkimi Evropian me ndërmjetësimin e këtij dialogu, ka parashtruar një agjendë agresive në bazë të së cilës shpresoj të kemi një kalendar të zbatimit të të gjitha pikave brenda vitit.

Zëri i Amerikës: I ashtuquajturi Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mbetet një nga temat kryesore. A ka pasur ndonjë përparim në lidhje me këtë?

Gabriel Escobar: Unë do të thosha po. Para së gjithash, që të jem mjaft i drejtpërdrejtë, kemi parë një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor. Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cilia duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra.

Zëri i Amerikës: A ka një plan kohor në lidhje me Asociacionin dhe ndoshta me zbatimin e marrëveshjes në tërësi?

Gabriel Escobar: Kur të dy udhëheqësit të takohen në maj, do të doja të shihja një projekt-plan nga qeveria e Kosovës.

Zëri i Amerikës: A doni të thoni se asgjë nuk është dorëzuar ende?

Gabriel Escobar: Deri tani nuk pritej ndonjë gjë, por shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret.

Zëri i Amerikës: Le të flasim pak për zgjedhjet në veri të Kosovës. Në një intervistë të mërkurën, ju thatë se Uashingtoni është i gatshëm të njohë rezultatin, pavarësisht nëse Lista Serbe i bojkoton ato. A jeni i shqetësuar për legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve nëse ata nuk marrin pjesë?

Gabriel Escobar: Së pari, bojkotimi nuk përcakton zgjedhjet. Në fushatën zgjedhore në Serbi në 2019, opozita bojkotoi zgjedhjet. Dhe ne i bëmë thirrje që të marrë pjesë. Fakti që nuk mori pjesë, ishte zgjedhja e saj (opozitës). Dhe pas zgjedhjeve, ne njohëm qeverinë që u formua prej tyre. Në këto zgjedhje ne u kemi bërë thirrje dhe unë personalisht u kam kërkuar serbëve, Listës Serbe, që të marrin pjesë dhe të mos heqin dorë nga roli që kanë. Fakti që nuk marrin pjesë, është vendimi i tyre. Por këto parashikohen nga Kushtetuta. Ka vende të paplotësuara. Ka njerëz që nuk po marrin shërbime nga pushteti lokal sepse nuk ka pjesëmarrje. Pra nëse këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme, dhe unë parashikoj që të jenë, rezultati do të jetë legjitim nga këndvështrimi ynë.

Zëri i Amerikës: Personi që mund të ketë ndikim në këtë vendim është zoti Vuçiç. A keni folur me të për t’i kërkuar të ndërhyjë?

Gabriel Escobar: Unë do të thoja që nuk e përcakton ai përfundimisht nëse ata marrin pjesë ose jo. Sigurisht ai ka ndikim dhe është përpjekur ta përdorë atë ndikim. Por Lista Serbe ka këmbëngulur se ka arsyet e veta që nuk do që të marrë pjesë.

Zëri i Amerikës: A mund të na thoni se çfarë biseduat me zotin Vuçiç?

Gabriel Escobar: Ai është shumë i shqetësuar për disa gjëra. Është shumë i shqetësuar për kushtet në të cilat jetojnë serbët. Është e vërtetë që ka një farë izolimi të atij komuniteti nga qeveria qendrore dhe ne u kemi kërkuar të dyja palëve që të gjejnë mënyra për kompromis për këto çështje. Por e vërteta është që kemi vende të zbrazëta në institucione që duhet të plotësohen.

Zëri i Amerikës: Me bojkotimin e zgjedhjeve nga Lista Serbe, cili do të jetë ndikimi i këtyre zgjedhjeve tek formimi i Asociacionit? Nëse insistoni që ky Asociacion të formohet, me kë do ta bëni atë, cilët do të jenë njerëzit që emërohen aty?

Gabriel Escobar: Kjo është një pyetje që duhet t’u drejtohet atyre. Kjo ishte një nga arsyet pse unë doja që ata të merrnin pjesë dhe vazhdoj t’i inkurajoj që të marrin pjesë në jetën qytetare dhe demokratike të Veriut të Kosovës. Dhe unë mendoj se kjo është e rëndësishme. Tani, ka vende pune për t’u plotësuar. Ka vende pune që duhen plotësuar dhe institucione që kanë nevojë për pjesëmarrje. Prandaj shpresoj që të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në institucione. Dhe shpresoj që të gjejnë rrugën që të marrin pjesë në të ardhmen në udhëheqjen e zgjedhur.

Zëri i Amerikës: A ka mundësi që bojkoti i tyre potencialisht të vonojë themelimin e Asociacionit?

Gabriel Escobar: Jo. Ai detyrim është i menjëhershëm, është ekzistues. Pra, pavarësisht se kush është në pushtet, Asociacioni duhet të formohet.

Zëri i Amerikës: Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se do ta zbatojë vetëm pjesërisht marrëveshjen e Ohrit. Në fakt intervista juaj e së mërkurës në shumë media u publikua krahas deklaratës së zotit Vuçiç që thoshte se Serbia nuk do të pajtohet që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare parashikohet në marrëveshjen e Ohrit. A e rrezikon kjo marrëveshjen?

Gabriel Escobar: Nuk besoj, nuk besoj. Të dyja vendet duhet të afrohen me institucionet euroatlantike. Ky është synimi përfundimtar. Çështja e anëtarësimit në OKB, është diçka e vështirë. Ne duhet të përqendrohemi më shumë tek kandidatura tek Bashkimi Evropian, hapat e afrimit tek NATO-ja dhe tek të gjitha strukturat e tjera, përfshirë afrimin me njëri-tjetrin, gjë që do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të tyre. Pra, ne jemi të fokusuar që përmes kësaj marrëveshjeje ta afrojmë Kosovën dhe Serbinë sa më shpejt me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. /VOA/

Kosova

Si kofini pas të vjelit, Isa Mustafa ‘trimëri’ pas luftës, akuzon Kurtin

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”.

Mustafa theksoi se Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit që është derivat i Marrëveshjes së Brukselit dhe e Ohrit (e dakorduar më 27 shkurt dhe me 18 mars), i cili në vlerësimin e tij është “një autonomi politike territoriale”.

Mustafa ndër të tjera argumentoi se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa persa i përket transformimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas Mustafës flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë”.

“LVV e ka kundërshtuar me dhunë ta paparë ‘Zajednicën’ dhe tani po e ofron autonominë serbe si Zajednicë (Bashkësi serbe) flet qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë e cila iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi ish kryeministri Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç gjen armiqtë e jashtëm të Serbisë dhe tregon qëllimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, duke folur për propozimin për rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ka deklaruar se ajo ka katër qëllime. Sipas presidentit serb, një nga qëllimet është shfuqizimi i etnitetit të Republikës Serbe në BeH.

“Qëllimi i parë i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është shfuqizimi i RS, sipas dy rishikimeve të aktgjykimit për përgjegjësinë e Republikës së Serbisë, dhe i treti është që dikush të marrë ca para nga Serbia dhe ta padisë për Kompensimi për dëmet e luftës, i katërti është barra shtesë për Serbinë dhe vendosja e gjithçkaje mbi supet e saj, por qëllimi i tyre nuk është të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta, por dëshira për të shkatërruar çdo lloj proteste kundër tyre”- pohoi Vuçic I cili nuk nguroi ti gjente kundërshtarë të Serbisë në Uashington, Berlin dhe Londër.

Gjithashtu ai nuk e ka fshehur pesimizmin se do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

“Për shtatë ditë përfundon seanca e OKB-së, dhe ata do të fitojnë formalisht, por nuk do t’ju them se për sa vota, por di te them se kemi luftuar”, përfundoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç qau fshehurazi te Macron për ndalimin e Porfirije

Sipas doktor professor Enver Bytyçi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë kritikuar qeverinë e Kosovës pse kjo e fundit nuk lejoi para pak ditësh kryepeshkopin e Serbisë, Porferije, të hynte në territorin e saj.

“E sigurt është se presidenti i Serbisë është ankuar te presidenti Macron për këtë fakt, edhe pse të gjitha këto ambasada e dinë arsyen pse Proferije nuk u lejua në Kosovë. Sepse Patriarkana e Pejës nuk ekziston, ajo është transferuar nga Peja në Serbi para shumë shekujsh. Sepse kjo Patriarkanë ishte dhe mbetet shpikje e Serbisë. Ajo as nuk ishte krijuar në Pejë, por në një fshat afër Kragujevcit, diku në Serbinë e sotme qendrore. Si e tillë, Kisha Ortodokse e Serbisë dëshiron të rikthehet në territorin e Kosovës, pra në Pejë, ndërkohë që është një institucion fetar me qendër në Beograd” – theksoi Bytyçi duke shtuar se “Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë dëshiron të vijë në Kosovë e të thotë se “Kosova është djepi i shpirtit serb”, pra se në Kosovë, praktikisht në Pejë, paska lindur Krishti i serbëve, shën Sava! Këtë të vërtetë ai e pohoi pas kthimit mbrapsht në Beograd kur u zotua se “Serbia do të kthehet në Kosovë”

Sipas deklaratës së ambasadave të QUINT-it, moslejimi i kryepeshkopit të Serbisë të hyjë në Kosovë “është në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe me obligimet për dialogun”.

“Pakoja e Ahtisaarit ka parashikuar njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe sjelljen e Kosovës ndaj Beogradit e kushtëzon me njohjen. Kurse ambasadorët që “e duan Kosovën aq shumë”, i kundërvihen vetëm Kosovës dhe i kujtojnë asaj detyrimet e Pakos së Ahtisaarit, ndërkohë që me Serbinë nuk kanë as vullnet, as dëshirë të sillen me të njëjtin kut. Për këtë arsye ka zhgënjim të madh jo vetëm te qytetarët” – deklaroi Bytyçi

Continue Reading

Kosova

Dështimi i Kosovës në KiE: Reuten: Gjermania, Franca dhe Italia iu përulen Serbisë

Deputeti nga radhët e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE), Thijs Reuten, ka fajësuar Gjermaninë, Francën dhe Italinë për mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Shtetet anëtare, fatkeqësisht një rol të spikatur Gjermania, Franca dhe Italia dogjën përsëri besueshmërinë e tyre dhe iu përulën Serbisë. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe bën pjesë në Këshillin e Evropës, fundi i qetësimit të Vuçiçit tani”, shkroi ai në platformën X.

Ndryshe, arsyeja pse Kosova nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca i bënë Kosovës duke kërkuar nga ajo hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Por, Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kushtëzimi i bërë nga Franca dhe Gjermania ishte “absurd”.

Autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sipas tyre ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës”.

Pak ditë pasi Kosova mbeti jashtë agjendës Qeveria e Kosovës, njoftoi se ka vendosur ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese brenda majit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING