Connect with us

Sport

Zhbllokohet ndeshja, Partizani merr avantazhin (VIDEO)

Atletic Escaldes 0-1 Partizani

Partizani do të sfidojë Atletic Escaldes, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Sfida do të zhvillohet në orën 17.00 dhe të mbahet në Estadi Comunal (Andorra la Vella).

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Ekipi shqiptar e nis me Cara dhe Mba nga minuta e parë, ndërsa nuk mungon as Grezda. Në mesfushë është Rrapaj, sakaq në prapavijë spikat Sota.

Formacionet: 

 

 

ESCALDES: Grasia, Ferrer, Paez, Piloto, Sgro, Buharma, Morales, Aguero, Lopez, Abreu, Rabaso

TRAJNER: DANIEL LUQUE TENEDOR

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Hadroj, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Kocijan, Grezda, Cara, Mba

TRAJNER. ZORAN ZEKIÇ

Minutë pas minute:

51- Gool Partizani. Mba zhbllokon ndeshjen, në festë Partizani.

 

45- Mbyllet fraksioni.

38- Partizani i afrohet golit me Carën, Atletic Ecaldes shpëton në vijen fatale.

 

22- Cara tenton të zgjidhë vetë ndeshjen, me një gjuajtja nga distanca. Shifrat mbeten të barabarta.

13- Rrit presionin Partizanin, Cara kroson në zonë, largon mbrojtja.  Pak më pas protagonist Mba me një goditje, por pa mundur dot të realizojë.

7- Goditje dënimi për ekipin nga Andorra, pas një ndërhyrje të Mehmetit. Atletico Esclades provon një skemë, pa rezultat.

4- Mba i rrezikshëm në zonë, vendasit devijojnë në goditje këndi.

 

1- Nis ndeshja.

Sport

“Nuk do ndryshojë asgjë”/ Enrique për largimin e Mbappe: Sezonin e ardhshëm do jemi akoma më mirë

Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique ka deklaruar se pavarësisht se ke Kylian Mbappe do të largohet këtë sezon, kjo nuk do të ndryshojë asgjë për skuadrën.

“Nuk fituam, është e qartë se ishin ditë të vështira. Për shkak të emocioneve të shkaktuara nga ky eliminim, ne nuk e mundëm dot Dortmund-in, ishim afër finales”, u shpreh Enrique.

Duke u ndalur te fakti që Mbappe e njoftoi largimin e tij publikisht, trajneri theksoi se në sezonin e ardhshëm parisienët do të jenë edhe më të fortë.

“Ne e dimë këtë prej disa kohësh, nuk ndryshon gjë. Të gjitha vendimet e mia janë marrë në bazë të kësaj gjëje, kemi ende një trofe Champions-i për të fituar vitin tjetër, pavarësisht nga lojtarët që kemi në ekip, ne do të jemi më të fortë në sezonin e ardhshëm. Duhet thënë që Mbappe kaloi 7 vite këtu, ai është një legjendë e klubit, po ashtu është e qartë se ai është një lider. I jap 10 si njeri dhe si futbollist”, deklaroi Luis Enrique.

Continue Reading

Sport

Erdhën në stërvitje të dehur, cilët janë dy yjet e Barcelolës që Guardiola i shiti “për të mbrojtur” Messin

Pep Guardiola njihet për admirimin që ka pasur ndaj Lionel Messit gjatë kohës që ka drejtuar skuadrën e Barcelonës.

Madje më vonë u zbulua se spanjolli kishte shitur dy prej futbollistëve më të mirë të katalanasve pasi kishin shkuar të dehur në stërvitje, me qëllim për të mbrojtur Messin që ky i fundit të mos ndikohej prej tyre.

Ish-lojtari i Barcelonës, Alexander Hleb, një herë kishte thënë se Ronaldinho dhe Deco ishin dy problematikët e Barcelonës.

“Ronaldinho dhe Deco erdhën në stërvitje të dehur. Kjo është arsyeja pse Ronaldinho dhe Deco u shitën në vitin 2008, ata kishin frikën se do ta dëmtonin Lionel Messin”, kishte thënë Hleb.

Deco dhe Ronaldinho që të dy kishin shkëlqyer me paraqitjet e tyre për Barcelonën, me portugezin i cili pati 161 paraqitje aty ku shënoi 20 gola dhe asistoi 45 të tjerë.

Ndërsa Ronaldinho, fitoi Topin e Artë dhe shënoi 94 gola duke dhuruar gjithashtu edhe 71 asistime gjatë periudhës së tij ikonike tek blaugranasit.

Continue Reading

Sport

Mbappe formon “Galaktikët” e rinj, detajet e kontratës, numri dhe si do të luajë te Reali

Lajmërimi i lamtumirës së Kylian Mbappe nga PSG, është vetëm hapi i parë për rikthimin e Galaktikëve të rinj.

Reali i Madridit është destinacioni i yllit francez që do të transferohet me parametra zero nën urdhrat e Ancelottit duke pasuruar më shumë një skuadër me kampionë si Bellingham, Vinicus dhe Rodrygo.

Mbappe që nga janari i kaluar është i lirë të firmosë për një skuadër të re dhe sipas medias spanjolle autografi më i rëndësishëm i verës është hedhur tanimë në një kontratë të re deri në vitin 2029 me Realin.

DETAJET E AKORDIT

Gjithsesi është hedhur apo jo firma, ky është vetëm një detaj pasi operacioni do të kryhet dhe mediat iberike japin edhe detajet. Akordi për 5 vjetët e ardhshme, deri në 2029 do ta bëjë Mbappe lojtarin më të paguar në organikën e Realit të Madridit edhe pse redukton ndjeshëm pagën që merrte te PSG, duke kaluar nga 30 milionë euro neto në vit, te rreth 20 milionë që do të marrë në Spanjë, plus bonuset personale dhe të skuadrës. Edhe shpërblimi për firmën sipas El Chiringuito, nuk do të jetë me dy zero, por 50 milionë euro.

SI DO TË LUAJNË GALAKTIKËT E RINJ

So te Reali ka emra si  Bellingham, Vinicuius, Rodrygo, Tchouameni Camavinga e Valverde, dhe së shpejti dhe Mbappe, një herë e një kohë ishin Zidane, Figo Ronaldo, Beckham dhe Owen. Me mbërritjet e yllit francez do të vijë edhe versioni i ri i galaktikëve, dhe një tjetër gjigand, por i stolit, si Ancelotti do t’i duhet të gjejë zgjedhjen taktike për të harmonizuar gjithë talentin në një skuadër të vetme.

Ndjesia është se sakrifica do të kryhet duke bërë llogaritë edhe me moshën e senatorëve, ende lider te merengues, si Modric e Kroos, por ndërkohë Ancelotti do të ketë kohën për të studiuar zgjedhjet taktike, siç bëri verën e kaluar për të amortizuar lamtumirën e Benzema dhe mbërritjen e Bellingham, investimit më të madh të vitit të kaluar në merkato, diçka që u zgjidh në mënyrë të shkëlqyer.

Ideja kryesore se si mund të luajë Mbappe te Reali është tredhëmbëshi me Bellingham dhe Vinicus, fleksibël, shumë i shpejtë dhe i paparashikueshëm. Me Rodrygo si zëvendësim të parë në një katërshe fantastike për rotacionin mes kampionatit dhe Champions. Mbetet fantazi i shfrenuar për t’i parë të katërt njëkohësisht në dush, çka do të kërkonte sforco ekstra nga Tchoumaeni Valverde dhe Camavinga.

CILI DO TË JETË NUMRI I MBAPPE TE REAL MADRID

Për komunikatën zyrtare duhet pritur fundi i sezonit, por me shumë mundësi fanella e re e Mbappe do të jetë më e shitura në nivel global. Çfarë numri do të ketë? Hipotezat për momentin janë tre. Më pak e dhimbshmja është ajo e numrit 9, aktualisht i lirë pas largimit të Benzema por që teorikisht i është premtuar Endrick, yllit tjetër të së ardhmes. Numri i preferuar i Mbappe është7-ta aktualisht mbi shpatullat e Vinicus, pra dhe më e komplikuar për tu marrë.  Në fund është dhe 10-ta , numri i francezit në kombëtare, dhe që te Reali i përket Luka Modric, në rast lamtumire të kroatit në verë, kjo mund të jetë zgjedhja më e pritshme.

TANI MACRON I LUTET REALIT

Ditën pas lajmërimit të lamtumirës së Mbappe Emmanuel Macron, që në të kaluarën ka bërë goxha presion që sulmuesi të qëndronte në francez, u vu në lëvizje për një tjetër temë, atë të Mbappe në Olimpiadë duke u shprehur;

“Llogaris që Reali i Madridit ta lejojë Kylian për Olimpiadën, kështu që mund të vijë dhe të luajë me skuadrën franceze”, deklaroi Presidenti i Republikës në X, në një video ku ju përgjigjej pyetjeve të ndryshme. Reali i Madridit ndërkohë më parë ka  lajmëruar se nuk ka si synim të lëre të lirë lojtarët e tij për turneun olimpik që nuk bën pjesë në datat e FIFA-s dhe klubet nuk kanë detyrimin për ta bërë diçka të tillë.

/Super Sport

Continue Reading

Sport

Tensione në Romë, goditet me shishe kokës tenisti serb: Shembet në tokë

Debutimi i tensisit serb Novak Gjokovic në turneun Internazionali BNL që zhvillohet në Itali ishte relativisht i qetë, teksa hoqi qafe francezin Corentin Moutet në dy sete, me rezultatet 6-3 dhe 6-1.

Megjithatë, një incident është regjistruar në momentin që Gjokoviç po largohej nga fusha në Romë, pak pasi kishte firmosur autografe për disa fansa.

Kur serbi ishte gati të hynte në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes, Nole u rrëzua përtokë, i goditur nga një shishe plastike me ujë që vinte nga tribuna.

Numri 1 i botës u shemb përtokë dhe menjëherë ndërhynë efektivët e sigurisë, të cilët nisën të kërkojnë autorin e sulmit.

Një video e postuar në rrjet tregon mjekët dhe mbikëqyrësin e turneut duke u kujdesur për numrin 1 të botës.

Ndërkohë, pas incidentit është anuluar konferenca për shtyp e Gjokoviç. Në një njoftim të organizatorëve të turneut thuhet se Nole i është nënshtruar ndërhyrjes së nevojshme mjekësore dhe është larguar nga Foro Italico për t’u kthyer në hotel.

Gjendja e tij nuk përbën shqetësim”, nënvizohet në deklaratë.

Continue Reading

Sport

“Aventura me PSG merr fund”/ Mbappe njofton largimin nga kryeqyteti francez

Kylian Mbappe ka konfirmuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me PSG.

25-vjeçari e bëri njoftimin në një postim në mediat sociale të premten dhe konfirmoi se ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes do të jetë kur ata të luajnë me Toulouse të dielën.

Mbappe ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga kryeqyteti francez dhe pritet të firmosë një marrëveshje të shumëpritur për t’iu bashkuar Real Madridit kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit.

 

‘Doja të flisja me ju. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju dhe doja t’ju njoftoja të gjithëve se është viti im i fundit në Paris Saint Germain dhe aventura do të marrë fund pas disa javësh.

Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc de Princes të dielën. Kam shumë emocione, ishin shumë vite ku pata shansin dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez. Një nga më të mëdhenjtë në botë. Gjë që më lejoi të mbërrija këtu për të pasur përvojën time të parë në klub me shumë presion për t’u rritur si lojtar, natyrisht duke qenë përkrah disa prej më të mirëve në histori, disa nga kampionët, të takoj shumë njerëz, të rritem. edhe si burrë. Me gjithë lavdinë dhe gabimet që kam bërë. Para së gjithash, dua të falënderoj shokët e skuadrës, të gjithë bashkëlojtarët që kam pasur të gjithë trajnerët, Unai Emery, Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Christophe Galtier dhe Luis Enrique”, u shpreh Mbappe në video-mesazhin e publikuar në llogarinë e tij.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING