Politike
Zogaj: Opozita e besoi edhe vetë marrëzinë se amerikanët do ta rrëmbenin Ramën me helikopter si Maduron
Analisti Preç Zogaj, duke komentuar aludimet se Ramën do ta marrin amerikanët dhe do ta çojnë në Amerikë, siç bënë me presidentin e Venezuelës, u shpreh se opozita e besoi vetë këtë narrativë që prodhoi. Zogaj u shpreh se opozita ka shumë gjëra për t’i bërë opozitë Ramës.
“Opozita se ka besuar këtë narrativë që vetë e ka prodhuar. Rama ka qenë shumë i frustruar nga mungesa e kontaktit me administratën e re në mandatin e dytë. Bordi i Paqes erdhi si dhuratë nga qielli, por s’ka qenë i rrezikuar si diktatorët si Maduro në Venezuelë, apo si Putini në Rusi, se Shqipëria ka demokraci, bëhen protesta, ka liri shtypi. Opozita nuk është realiste, dashurohet me incvencione. Është një marri ajo që do ta marrim Rama me helikopter.
Një e gënjeshtër rrëzon dy të vërteta. Nga kjo pikëpamje, ka plot gjëra të Ramës për t’i bërë opozitë realiste jo vetëm për militantët por edhe jashtë saj.
Kjo narrativa se do ta rrëmbejnë dhe do ta çojnë në SHBA ka qenë për përdorim të brendshëm”- tha Zogaj