Connect with us

Politike

‘Zorra qorre…’/ Berisha: Rama vendosi tiraninë e varfërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot fushatën për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa ka prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkitë Gjirokastër, Memaliaj e Tepelenë.

Berisha ka komentuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës, ndërsa tha se kreu i qeverisë përdor gjuhë banale dhe logjikë cubi kur i drejtohet qytetarëve.

“Në Shqipëri u instalua regjimi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu. Rama i përdori ato në të keqen më të madhe të gjirokastritëve, të tepelenasve, të dropullitëve, përmetarëve dhe gjithë shqiptarëve.

Ai vendosi tiraninë e varfërisë mbi shqiptarët.

 

 

Donte të ndërtonte unazën që të hidhte mënjanë kalanë por gjirokastritët nuk e lejuan.

Shihni si kalon nga një takim në tjetrin me një fjalor me 5 fjalë gjithsej, zorra qorre, zorra e holle, kështu më tha gjyshja, me logjikë cubi pa normë e standard moral.
Me këtë tregon përçmimin ndaj qytetarëve, se nuk ka respekt për qytetarin.
Përpiqet me këto fraza të vendosë një perde”, tha ai.

Advertisement

TRENDING