Connect with us

Politike

Zvarranikët ta harrojnë/ Alibeaj: Pushteti ndërrohet me votë të lirë e jo me doreza boksi

Ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj dhe gazetari Bledian Koka kanë patur një debat më njëri-tjetrin. Koka gjatë fjalës së tij u shpreh se opozita ka denoncuar raste të shumta duke për menduar edhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij SPAK duhet të kryejë detyrën pasi po marrin miliona.

“Po po merita ç’është kjo, këtu kanë rënë rrugët, këtu po bie qielli dhe ti thua bravo në qoftë që po shohin atë që shohin gjithë. Po ca meritë ka këtu. Me logjikën e meritës them që ka qenë presioni i opozitës që e ka vënë së SPAK-un në detyrë por unë s’po e them.

Po le të bëj detyrën se prandaj marrin milionat. Ne duhet të themi këtu nuk duhet të themi që bravo u qoftë, duhet të themi që po bën detyrë. Parazitizmi është kur opozita nuk bën denoncim o zotëri, opozita e ka denoncuar Edi Ramën, e ka denoncuar Ergys Agasin, e ka denoncuar Suel Çelën me Troplinët e dynjanë.

Çfarë do të bëjë opozita, të shkoj t’i arrestojë opozita, ça duhet të bëj?  Si mund t’i thuash këtij që bën detyrën bravo i qoftë dhe këtij që bën po detyrën parazitizëm”, tha Koka.

Nga ana tjetër, Alibeaj u shpreh se sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë edhe kur preket kreu e PD-së, Sali Berisha. Ai theksoi se Berisha po godet Ramën që shqiptarë ta vendosin në pushtet por sipas tij kjo nuk do të ndodhë. Ai shtoi se duhet të vendoset me votën e lirë nga qytetarët.

“Sistemi duhet të funksionoje edhe kur prek Sali Berishën. Pastaj, zvarranikë si puna e këtij që pretendojnë tashmë të godasë Ramën dhe nëpërmjet goditjes së Ramës ky mendon se ndoshta shqiptarët pastaj do ta sjellin këtë në karrige ta harrojë. Se nuk mund t’ua shesë me shqiptarëve këtë.

Do duhet të ikin të dy sepse sistemi ka jo vetëm një emër, sistemi është i lidhur me dy emra. Po po qytetarët e vendosin. Po me votën e lirë, duke mos konkurruar me ata që kanë abuzuar me pushtetin”, tha Alibeaj.

Debati mes tyre vijoji ndërsa ndërhyri edhe gazetari Lavdrim Lita i cili me shaka u shpreh se mes tyre mungojnë vetëm dorezat e boksit dhe se ringu është gati.

Advertisement