Connect with us

Politike

‘615 mln euro dëm ekonomik’/ Braçe: Vetëm në 2021?

Deputetët kanë kërkuar llogari në lidhje me raportin e lexuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit Referuar shkeljeve, socialisti Erion Braçe kërkoi të dijë nëse bëhet fjalë vetëm për vitin 2021 apo për shkeljet ndër vite. Ndërsa demokratja Jorida Tabaku tha se duhet të dijë borxhet e ndërmarrjeve të sektorit energjitik.

Pjesë nga replikat:

Erion Braçe: Këto shkeljet, ky dëmi i referohet vetëm vitit 2021, kjo është e para. E dyta që kam. Sepse ku lexohen këto shifra, u tregohet qytetarëve që ja sa është vjedhur. Kjo është ajo që dua të di. Këtu kam pyetjen, ju pretendoni se janë 45.3 miliardë lekë, të ardhura të munguar në tatime? Në 510.5 miliardë në total, e pastaj në një shifër që vjen më e vogël. 398 miliardë lekë ju pretendoni që mungojnë 45.3 miliardë, nëse është kështu dua tipologjinë e të ardhurave të munguara. Nuk mendoj që kemi ëngjëj. E munguar, thuhet kjo para mungon në tatime, tipologjinë e shkeljes që ka kushtuar 45.3 miliardë. Sepse nëse unë vij me faturë origjinale gjermane dhe ti më thua duhet të mbaje referencën, më vjen keq nëse është kjo tipologji. Ndaj dua ta di.

Jorida Tabaku: Nga 130 auditime, 104 kanë rezultuar me gabime. Si jepet një përshtypje pozitive për buxhetin faktit kur nga 130 auditime ka 104 me probleme. Kur unë kam folur për çështjen e rindërtimit, më është hedhur i gjithë komisioni sipër, por në fakt sot e vërtetojmë këtë gjë.  Janë planifikuar 67 miliardë lekë dhe janë hardhuar 97 miliardë lekë. Që do të thotë se qeveria shqiptare ka shpenzuar pa planifikuar këto shpenzime. Qeveria s’i ka pasur forndet në dispozicion, por janë shpenzuar. Faturat e arbitrazhit, totali vlera në euro është 388 milionë euro dhe kjo gjë konfirmohet dhe nga raporti juaj. Këtë kam pyetur edhe tek Avokatura e Shtetit, në raportin e këtij viti vlera është 55 milionë euro dhe këto çështje nuk janë më, unë i kam të gjitha me shkresa që nga viti 2017 në vijim. Janë të gjithë që më janë konfirmuar nga avokatura e shtetit. Çështja e tretë janë detyrimet në sektorin e energjisë. Unë kisha nevojë për një informacion, sa janë borxhet e ndërmarrjeve të sektorit energjitik? Vijojnë ta paguhen në shkelje?

Emilja Koliqi: Dua të evidentoj edhe disa mungesa që ka raportimi për zbatimin e buxhetit të vitit 2021. Akoma sot nuk ka një raport për vitin 2021, sa është vlera e kontratave koncensionare, në vitin 2022, kjo ka qenë 45.6 % dhe ka një rritje, në vitin 2013. Sa është në vitin 2021?

Arben Shehu: Në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga zonja Tabaku, ne ndihemi shumë të vlerësua. Ajo ka bërë një studim tepër serioz të materialeve tona, tepër profesionale.

(Kuvendi qesh)

Erion Braçe: Ne pyesim këtu, ju lavdëroni, po, po…

Arben Shehu: Komentin për zotin Braçe e kam ruajtur për në fund.

Erion Braçe: Po, po rrofsh, faleminderit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar rreth 615 milionë euro dëm ekonomik. Në raportin e bërë nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend, kreu i KLSH-së, Arben Shehu tha se në shqyrtimin e buxhetit faktik i vitit 2021, është vënë re që 19 miliardë lekë, apo gati 615 milionë euro janë dëm i pastër ekonomik, ndërsa pjesa tjetër i përket efekteve negative në buxhet si pasojë e parregullsive në të ardhura e shpenzime. Shehu ngriti gjithashtu shqetësimin për ndryshimet e hërëpashershme të buxhetit. Kreu i KLSH-së tha se nga auditimet janë konstatuar shkelje të disiplinës si në performancën e administrimit të të ardhurave në zëra të caktuar, ashtu edhe në përdorimin joeficent të fondeve publike.

Politike

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve”, Veliaj mesazh të ‘koduar’ para se të shkonte në SPAK?!

Mbrëmë, mediat pranë opozitës, duket se i kishin koordinuar mirë emisionet e tyre, duke ftuar në studio analistë e gazetarë që njihen për sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të komentuar vajtjen e tij në SPAK ditën e sotme.

Por, sot në mëngjes Veliaj, u është përgjigjur atyre me një story në WhatsApp, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pasi është ka shkuar në SPAK, do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës, biznesmeni që u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës në vitin 1995.

Continue Reading

Politike

A ka Meta informatorë në SPAK? Myslim Murrizi zbulon emrin

Ish- deputeti i PD, Myslym Murrizi foli në lidhje me zhvillimet politike të vendit dhe kryesisht për atë që po ndodh me Partinë e Lirisë dhe tashmë presidentin e saj, Ilir Meta.

Murrizi e cilësoi kreun e PL si një enverist që është në betejë me Ramën për të marrë ithtarët komunistë. Por kur pyetet se si një enverist nuk “ngurojnë të veshë bluzën “Free Berisha” dhe të mbështesë liderin e opozitës”, ai thotë se “hipokrizia është gjellë që hahet me orekse. Këta e hanë me garuzhde, për një karrige të qelbët të shtetit dhe pushtetit”.

Ish- deputeti nuk e beson “luftën ndaj depozitimit” që Meta ka shpallur në partinë e tij.

“Nuk është e vërtetë, njerëz që ndajnë 8 orë krevatin së bashku, prindër të 3 fëmijëve, të jenë kaq shumë të mosmarrur vesh për hatër të parimeve për këtë mender demokraci që jetojnë shqiptarët 34 vite. Ky është një teatër, jo të gjithë mund të na fyejnë injorancën me këto veprime. Nuk e besoj faktin që Monika është tërhequr.

As shqiptarët nuk e besojnë. Nuk do tërhiqet sepse politika është ves. (…) Atë që ndodhi që ndodhi do të quaja një taktikë elektorale politike brenda subjektit për të ngritur adrenalinën e militantëve, për të thënë që këtu po bëhet një gjë e madhe”.

Përsa i përket marrëdhënies së Ilir Metës me SPAK-un, Murrizi tha se nuk është çudi që ai të ketë informatorët e tij brenda këtij institucioni.

Në një institucion me 18 prokurorë dhe 17 agjentë të BKH, nuk është çudi që të marrësh informacion. Për shembull, keni dëgjuar ndonjëherë Metën ta zërë me gojë Arben Krajën.

Asnjëherë! E ka pas vartës. Kur ishte Kryeministër, e ka pas atje. Pasi iku nga nënkryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Mustafa Kërçuku vajti shefi ia anti-korrupsionit dhe këshilltar e jurist i tij”, tha Murrizi.

Continue Reading

Politike

Berisha nga ballkonit: Nga këtu lart shoh një horizont që s’e kemi parë 11 vite, dimri po ikën…

Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, një ditë para protestës tek bashkia e Tiranës, deklaroi se, shikon vetëm fitore.

“Këtu nga Rruga e Shpresës, nga ky ballkon, nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite! Unë shoh fitore, fitore, fitore”, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare! Të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë. Heronj të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Çdo muaj. Çdo javë. Çdo ditë dhe çdo orë ju zhvilloni një betejë epike. Një qëndresë të admirueshme. Të denjë për secilin qytetar që e quan veten shqiptar, që i thotë lirisë, liri dhe dinjitetit njerëzor, dinjitet.

Ju qëndruat në ditët më të zeza të demokracisë. Ju përhapët dritë në natën e saj. Ju qëndruat në ditët më të acarta për pluralizmin. Nën stuhitë më të egra ndaj narkoshteti të bandave dhe krimit kundër opozitës shqiptare. Ju qëndruat këtu përditë në ‘Rrugën e Shpresës’. Por të dashur miq, tani ne jemi në një stinë tjetër.

Dhe nuk e kam fjalën për përfundimin e stinës së dimrit. Po e kam fjalën për përfundimin e stinës 11-vjeçare të Rilindjes shkatërrimtare të kombit shqiptar dhe të Edi Ramës. Të dashur miq, pranvera e lirisë, pranvera e shpresës ka nisur në të katër anët e vendit. Flladi i tyre po freskon, po ushqen mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Këtu nga Rruga e Shpresës, nga ky ballkon, nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite! Unë shoh fitore, fitore, fitore!

Continue Reading

Politike

Fati i çiftit Meta-Kryemadhi është vendosur para një jave, ja çfarë u dekonspiruar

Analisti Arian Curi ka deklaruar se për kreun i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe zonja Monika Kryemadhi është marr masa e sigurisë para një jave.

Sipas tij, ekzekutimi i kësaj masa sigurie nuk është ekzekutuar më parë sepse është dekonspiruar operacioni.

“Operacioni u shty sepse u dekonspirua. SPAK nuk ka dëshirë që të dekonspirohet operacioni por në mestë të javës së kaluar është marr masa e sigurisë për çiftin Meta-Kryemadhi , ku një prej të dyve është arrest shtëpie dhe një tjetër arrest me burg.

Në ditët në vazhdim do ta shikoni se cili është në njërin vend dhe cili në vendin tjetër.  Thjesht pritet që të ekzekutohet vendimi”, deklaroi ai

Continue Reading

Politike

Unë jam dirigjenti, shpërthen avokati Gjokutaj: Ja pse u nda Meta me Kryemadhin

Genc gjokutaj, avokati i Berishes, njeheresh nje nder anetaret e forumeve te Partise se Lirise te Ilir Metes ka folur dhe per mmarredheniet e ketij teb fundit me bashkeshorten Monika Kryemadhi.

Gjokutaj: Në Partinë e Lirisë ka ndodhur ajo që keni parë. Ky rast është bërë sebep për tu pranuar mendimi ndryshe në parti. PL-së i ishin dobësuar strukturat, ishte rithemelim i partisë. Në pozicionin e presidenti, z.Meta dekretoi zgjedhjet e pjesshme se propaganda thoshte Luli ka numrat. Po në emër të pluralizmit të opozitës reale, PL bashkëpunoi se vula që Basha e mban në ballë, u mbajt syrtareve të gjykatave me qëllim që PD të mos garonte në zgjedhje. Çifti Meta-Kryemadhi janë kontributor të Partisë së Lirisë. Fakti që Monika ka një qasje tjetër dhe kjo është thënë publikisht.

Dy mënyra ka njeriu, o të shfaqet ose të tregohet si barsoletë. Po të mos ishte gruaja e Ilir Metës nuk e bënim këtë diskutim ne. Ata e kanë filluar njësoj politikë. Pse mendon se duke luajtur Monika me Ilir Metën do rritet sensiviteti apo kujdesi i SPAK ndaj tyre? Ku është kjo lojë? Partia nuk ishte efiçente. Unë jam një nga instrumentistët që bën dirigjentin. Çarja mes Monikës dhe Kryemadhit…në rolin e ciceronit më lër ta shpjegoj. Kishte probleme me lënien e parlamentit./tch

Continue Reading
Advertisement

TRENDING