Connect with us

Sport

Arrihet akordi për kontratën 6-vjecare, Manchesteri blindon…

Fill Foden ka rënë dakord me Mançester Sitin për të firmosur një kontratë të re afatgjatë me një rrogë 225.000 paund në javë. “Sportsmail” kupton se ka pasur një avancim të shumëpritur të bisedimeve për një marrëveshje që do ta bëjë talentin 22-vjeçar një nga të rinjtë më të paguar në planet dhe do ta shohë atë të rrisë pagën e tij me më shumë se shtatë herë.

Lajmi i zyrtarizimit të marrëveshjes së re 6-vjeçare në “Etihad” me talentin e akademisë pritet të vijë brenda kësaj jave, maksimumi në fillim të javës së ardhshme.

Rinovimi i Fodenit ishte një nga planet e rëndësishme të klubit të cilët donin të blindonin një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës së Pep Guardiolës, i cili shkëlqeu sezonin e fundit me kampionët e Anglisë, duke u shndërruar në një titullar të padiskutueshëm.

Nga kontrata aktuale që ai firmosi në 2018 rroga bazë e Fodenit është vetëm 30 mijë paund në javë.

Advertisement