Kronike
Sherr me thika mes të rinjve në Korçë, plagoset 17-vjeçari
Policia e Korçës njofton se një adoleshent është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal, pasi ka mbetur i plagosur nga goditja me një mjet prerës.
Mësohet se 17-vjeçari ka mbetur i plagosur në një konflikt mes të rinjve, që ka ndodhur në afërsi të stadiumit të Korçës për motive banale.
Fillimisht të rinjtë janë konfliktuar fizikisht me grushte dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin edhe me thikë.
Adoleshenti që ka mbetur i plagosur ka marrë një goditje me thikë në pjesën e shpatullës, ndërsa autori i ngjarjes nuk është arrestuar ende.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.