Bota
Telashe për Trump, FBI në shtëpinë e tij në Florida
Telashe për Donald Trump. Gjatë mbrëmjes, FBI u shfaq në rezidencën e ish presidentit amerikan, në florida, për të kryer një hetim.
Faktin e ka bërë të ditur vetë ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili megjithatë ndodhej në Nju Jork. Sipas Trump, autoritetet federale sekuestruan dokumente sekrete dhe kontrolluan kasafortën.
“Duan të më pengojnë të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024″ – tha manjati.
Sipas burimeve të mirëinformuar, operacioni u krye për të marrë disa dokumente konfidenciale që ish-kreu i shtetit i kishte marrë me vete në fund të mandatit si dhe me disa hetime që FBI po kryen për sulmin mbi Capitol Hill në janar të vitit 2020.
Nëse zbulohet se Trump ka marrë në fakt dokumentet zyrtare nga Uashingtoni, ai mund të rrezikojë edhe burgun. Sipas ligjit, ata që “fshehin, heqin, gjymtojnë, anulojnë, falsifikojnë ose shkatërrojnë me vetëdije dhe në mënyrë të paligjshme” dokumentet e qeverisë rrezikojnë me burgim deri në tre vjet”.
Rezidenca e madhe në Palm Beach është në pronësi të Trump që nga viti 1985 dhe prej fundit të aventurës së tij në Shtëpinë e Bardhë, ai kalon pjesën më të madhe të kohës këtu.