Connect with us

Bota

Zjarret e gushtit djegin mijëra hektarë në Francë

Zjarri që përfshiu rajonin Gironde në Francën jugperëndimore është shtrirë edhe në Departamentin e Landes duke shkrumbuar rreth njëzet ndërtesa si dhe janë avakuuar nga shtëpitë e tyre mbi 10 mijë persona.

Flakët, te konsideruara nën kontroll deri të martën, kanë rifituar fuqinë, për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta. Autostrada A63 midis Landes dhe Gironde Rreth një mijë zjarrfikës janë në punë për të vënë nën kontroll flakët që kanë shkatërruar 6200 hektarë pyje me pisha.

Pasojat e temperaturave përvëluese në pjesën më të madhe të Evropës janë të dukshme te lumenjtë.
Sipas autoriteteve gjermane, niveli i lumit Rhine ka rënë aq shumë sa e ka bërë pothuajse të pamundur transpprtin e mallrave.

Në Angli, burimi i lumit Tamiz është kthyer në një shteg të kalueshëm. Një skenar i paprecedentë, të cilin vendasit nuk e kishin parë kurrë.

Advertisement