Connect with us

Kronike

E reja mashtron pronaren e butikut, veshje falas në këmbim të ‘Rolex-it’

“Punoj në doganë” është një frazë që në Shqipëri ndonjëherë ka efektin e çelësit magjik. Me të mund të fitosh simpatinë apo edhe përkujdesin dhe “respekt” të befasishëm nga ata që ke përballë. Pikërisht me këtë shprehje është prezantuar një 25 vjeçare në Tiranë.

E reja me inicialet M. C e moshës 25 vjeç u paraqit e veshur serioze në një butik të njohur në kryeqytet, dhe mbasi ka zgjedhur veshjet më të mira ka treguar se i duheshin për një punë, aty ku ajo këmbëngulte se ishte e angazhuar si zyrtare e doganave.

“Më duhen për përditshmërinë në dogana,” ka shtuar e reja dhe pa ju dridhur qerpiku ka paguar veshjet e shtrenjta

Gruaja që zotëron biznesin e veshjeve prej 16 vitesh i është përkushtuar në shërbim.

 

 

“Klientja erdhi mbas disa kohësh – denoncon ajo në polici – dhe në bisedë e sipër më tregoi se doganat do nxirrnin në ankand ora ‘Rolex”.

E bindur se ishte lidhur me zyrtaren e duhur për të bërë biznes, kallëzuesja sipas burimeve policore të Gazetës “Si” nuk ka hezituar aspak. “Më tha se zakonisht orat i çonin në argjendari. Nuk hezitova, ishte një mundësi për të bërë ekonomi të mirë. Më kërkoi që t’i jepja kapar mbasi orët Rolex duheshin zhdoganuar, dhe se nuk mund të bëhej asgjë pa kapar. Më pas kur vërejti interesimin tim më dërgoi para fotografitë e dy orëve të para dhe tek e treta më kërkoi kapar 350 euro që mos të hidhej në ankand”.

Policia thotë se për secilën nga orët Rolex që u panë si fotografi u pagua kapari prej 350 euro dhe se gjithsej shuma e paguar shkon në 1 mijë euro. Me kalimin e ditëve denoncuesja ka vazhduar rutinën duke pritur deri ditën kur është telefonuar nga një person i dytë.

“Personi me inicialet L.H më tha se duhet të kaloja nga zyra e shefes se shefja kishte bërë pagesën për Rolex”, kujton gruaja biznesmene e mashtruar nga 25 vjeçarja.

Duke u shkëmbyer me mesazhe biznesmenia i ka thënë që gjendej ende jashtë dhe se orët e shtrenjta do t’i merrte sapo të mbërrinte.

Ditët më vonë bën me dije policia, “biznesmenia duke tentuar që të ruante nga përgjimet doganieren, u përpoq për më tepër se një javë të lidhej me djalin që i ishte prezantuar si njeriu që do ja dorëzonte orët”.

Kjo gjë ka rezultuar e pamundur. “Shkova në vendin ku mendoja se mund të gjendej L.H dhe kur u ngjita sipër nuk e gjeta, askush nuk kishte dëgjuar për të. Dhe as për doganieren”.

Megjithatë gruaja ka qenë mosbesuese për merakun se mos ishte mashtruar. “Gradualisht nisa të pyes për vajzën dhe mësova se doganat kur sekuestronin mall e nxirrnin në ankand që do të thotë se kapari për Rolex ishte tamam” thotë më tej biznesmenia në polici.

Megjithatë ajo e ka pasur të vështirë të kontaktojë dhe të lidhet në telefon.

“Në numrin që më kishte telefonuar ndonëse nuk po arrija ta gjeja dhe dilte inegzistent, rashë në kontakt. Vajza më tha se punonte tek forcat operacionale dhe kur rashë në adresën e saj, pronarët e shtëpisë më thanë se nga një vit vajza na ka paguar vetëm dy herë qiranë. Në këtë shtëpi pronarët mu ankuan se ajo vajzë kishte shitur gjërat e lëvizshme dhe se kishte paguar vetëm dy muaj paradhënien dhe pastaj ishte zhdukur”,- denoncon më tej biznesmenia.

Policia thotë se më pas biznesmenia ka vrapuar në polici për të kërkuar ndihmë.

Bëhet me dije se mbasi kanë kqyrur telefonin e gruas, ku ajo vazhdonte ta mbante të shënuar emrin e 25 vjeçares me emrin “drejtoresha e doganave” , ka bërë identifikimin e saj dhe më pas e ka arrestuar për akuzën e mashtrimit.

“E reja nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë” bëjnë me dije burimet sipas të cilave, me shumë mundësi ajo ka mashtruar me të njëjtën skemë dhjetëra biznesmenë në Tiranë./

Kronike

EMRI/ E motra s’kishte kontakt prej 1 muajsh, i moshuari gjendet i vdekur në banesë

Një i moshuar është gjetur oa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr. 12 të qytetit të Korçës. Mësohet se viktima është shtetasi Skënder Kita, 82 vjeç.

Burime bëjnë me dije se i moshuari jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët.

Ka qenë motra e tij e cila ka bërë kërkesë për ndihmë në komisariatin e Korçës pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain.

Pas denoncimit, Policia e Korçës ka shkuar në banesë dhe pasi kanë hapur derën kanë gjetur pa shenja jete 82-vjeçarin. Trupi i viktimës u transportua në morgun e spitalit.

Continue Reading

Kronike

FOTO/ Makina e shkatërruar në anët e rrugës, si ndodhi aksidenti që i mori jetën të 20-vjeçarit

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë, ku për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një tjetër. Sipas policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuesin me inicialet A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar mjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, 20-vjeçari me inicialet E. Gj., banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

FOTO/ Makina e shkatërruar në anët e rrugës, si ndodhi
Continue Reading

Kronike

P*lagosja me ar*më e 24-vjeçarit në Shkodër, sherri nisi pas debatit për kalimin në vijat e bardha

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e një dite më parë e shtetasit Jaser Osmani në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të 11 majit në lagjen “Salo Halili” bën të ditur policia vendore e Shkodrës teksa dyshohet se gjatë një konflikti të çastit mbeti i plagosur 24 vjeçari.

I dëmtuari Jaser Osmani mori një plumb në këmbë dhe menjëherë u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje duke vijuar kontrollet për kapjen e autorit.

Policia identifikoi autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Mithi, 46 vjeç, banues në Shkodër. Sipas policisë nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim Gentian Mithi, pas një konflikti të çastit me Jaser Osmanin, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve nga vendngjarja dhe pranë policisë së Shkodrës dyshohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri e kanë nisur konfliktin e tyre në qendër të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”. Gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre për kalimin në vijat e bardha në rrugë.

24-vjeçari i plagosur po ecte në këmbë duke tentuar që të kalojë në anën tjetër të rrugës pikërisht në vijat e bardha. Në atë moment autori i dyshuar ka qenë duke kaluar me automjet. I plagosuri pretendon se ishte e drejta e tij për të kaluar në rrugë ndërsa autori i dyshuar pretendoi se duhej të kalonte ai me makinë. Palët kanë debatuar mes tyre.

 

 

Pas pak çastesh shtetasi Gentian Mithi dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 24 vjeçarit në lagjen “Salo Halili” në vendin e njohur si “Çinari i Tophanës” dhe aty mendohet se e ka plagosur me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia vijon që të jetë në ndjekje të autorit të dyshuar për të bërë të mundur gjetjen e më pas kapjen e tij ndërsa grupi hetimor vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen e ndodhur pasditen e 11 majit në Shkodër.

Continue Reading

Kronike

FOTO/ Ky është 20-vjeçari që vdiq në aksident, shoku i tij në gjendje të rëndë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 20-vjeçari nga Bajram Curri, Erimsjan Gjocaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar këtë të dielë në Tropojë.

Erimsjan Gjocaj ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, që dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.

Makina drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës, shtetasi A. S., 20 vjeç. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

  

Continue Reading

Kronike

Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në aksin Bajram Curri-Valbonë, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues një 20-vjeçar, i cili dyshohet se duke drejtuar mjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, 20-vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING