✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Nesër opozita në protestë, PL: Të gjithë në shesh në mbështetje të revoltës së studentëve

NJOFTIM I KRYESISË SË PARTISË SË LIRISË

Kryesia e Partisë së Lirisë, e mbledhur sonte, u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të PL-së, si edhe të gjithë shqiptarëve, nga mbarë vendi të bashkohen masivisht në protestën kombëtare, nesër, në orën 12:00, para Kryeministrisë, në mbështetje të revoltës së studentëve dhe gjimnazistëve.

Solidariteti me të rinjtë, përballë dhunës barbare shtetërore, represionit, gjakosjes, arrestimeve dhe rrëmbimeve kriminale të studentëve, është një detyrim qytetar dhe patriotik. Zëri i studentëve është zëri i një Shqipërie që kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim.

Advertisement