Pinknews
Ronela Hajati tregon se përse është ende single
Me shaka (dhe pak seriozisht), Ronela Hajati shkruan në Instagram:
“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma single.”
Ajo shton:
“Në fund jam gruaja perfekte për të cilën do ëndërronte çdo burrë, por më pëlqen krevati vetëm për vete […]”
Okay, përtej memeve dhe shakave, nuk është çudi ta pyesni veten, “Po unë pse jam akoma single?”. Na lër ta gjejmë, shoqet po bëjnë planet për fejesë? Disa goca nga gjimnazi kanë bërë fëmijë dhe ti pyet veten: “Po unë?!”
Me siguri, të kanë lodhur me shprehje të tipit “çdo gjë me kohën e vet”, “mos u mërzit”, “njoh unë dikë që është fiks për ty” etj. Kështu që, më poshtë, thjesht po ju rendisim ca arsye pse jeni single. Më pas, bëni ç’të doni me këtë informacion.
1. Jeni përqendruar aq shumë te karriera/puna, sa keni harruar se ka një jetë përtej saj.
2. Thjesht s’jeni gati për diçka serioze, pavarësisht se nuk doni ta pranoni. Kështu, fajësoni “fatin”.
3. Keni standarde të larta për një partner dhe askush s’ka kaluar në të gjitha “fazat e rekrutimit”. (Nuk po ju sugjerojmë t’i ulni standardet, ëë)
4. Duke parë çdo ditë lajme ndarjesh dhe tradhtish, bëhet gjithnjë e më e vështirë t’i besoni apo edhe t’i jepni një mundësi të vetme dikujt.
5. Jeta si beqare mund të jetë shumë qejf dhe ju nuk doni ta lini ende “atë jetë”.
6. Jeni perfeksioniste dhe do i gjeni një gabim edhe më të mirit.
7. Mendoni akoma për ish-in.
8. Nuk ndiheni rehat me veten dhe si rezultat, nuk ndiheni rehat edhe kur jeni në një lidhje.
9. I zvarrisni shumë gjërat, aq sa personi tjetër e humbet interesin ose thjesht e lë me aq.
10. THJESHT MOMENTI JUAJ S’KA ARDHUR ENDE, AMA KUR TË VIJË JEMI TË SIGURT PËR DIÇKA: DO TË JETË MAGJIKE!