✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“E kam shpirtin në zi”/ Ingrit Gjoni rrëfen dhimbjen për humbjen e motrës

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ka rrëfyer momentet e vështira që ka përjetuar pas humbjes së motrës së saj, e cila u nda nga jeta tre vite më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Live me Luizin”, artistja ka folur për dhimbjen që vijon ta shoqërojë edhe sot, duke treguar se humbja e së motrës i ka ndryshuar përgjithmonë jetën.

Gjoni u shpreh se lidhja mes tri motrave ka qenë shumë e fortë, ndërsa e pati të vështirë të fliste për ndarjen nga jeta të njërës prej tyre.

“E kam të vështirë të flas. Ne kemi qenë të treja si tre pika uji, por nuk i dalim dot vullnetit të Zotit”, tha këngëtarja.

Artistja tregoi se pas kësaj humbjeje gjithçka ka ndryshuar për të dhe familjen e saj. Pavarësisht dhimbjes së madhe, ajo vendosi t’i rikthehej skenës vetëm katër muaj më vonë, duke gjetur mbështetje te publiku.

Në rrëfimin e saj emocional, Ingrit Gjoni u shpreh se ende nuk e ka kapërcyer humbjen e motrës, duke theksuar se vetëm një moment shumë i rëndësishëm në jetën e djalit të saj mund ta bëjë të kërcejë sërish.

“Është djegur shpirti deri aty sa të thashë që kam zgjedhur vërtetë që publiku më ka ndihmuar shumë. Kam dalë në koncert shumë shpejt, për katër muaj. Ishte një bombë e madhe. Vetëm kur të martoj djalin mund të arrij të çohem të marr një valle, e kam shpirtin në zi. Megjithatë jam një femër e fortë dhe nuk do doja të prekem sepse kam punuar me veten para se të vija. Ajo ishte një thesar për familjen tonë”, u shpreh Ingrit Gjoni.

Advertisement