Bota
55 KRITERE PËR PARTNERIN! KIM KARDASHIAN THOTË SE KA GJETUR NJERIUN QË I PLOTËSON TË GJITHA
Një listë me 55 kritere dhe një partner që, sipas saj, i plotëson të gjitha. Kim Kardashian ka folur për jetën sentimentale në episodin e 22 tetorit të “The Kardashians”, me një rrëfim që mediat ndërkombëtare e kanë lidhur me Lewis Hamiltonin.
Sipas AOL, gjatë një bisede me komedianen Nikki Glaser, Kardashian ka treguar se personi që ka në jetën e saj përputhet me të gjitha cilësitë që kishte renditur për partnerin ideal.
E pyetur më tej nga produksioni, ajo ka zgjedhur të kufizohet te ndjesia që po përjeton: “Jam thjesht shumë, shumë e lumtur. Kaq do të them për momentin”.
Mes cilësive që Kardashian ka përmendur më herët janë qetësia, mbështetja, durimi dhe aftësia për të marrë përgjegjësi.
CNN Brasil e raporton Hamiltonin si partnerin aktual të saj. Megjithatë, në përgjigjen për lumturinë dhe listën e kritereve, Kardashian nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e pilotit.