Connect with us

Bota

Lufta/ Putin rrit numrin e forcave ushtarake

Lufta/ Putin rrit numrin e forcave ushtarake

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen me 10% te numrit të forcave të armatosura, një shtim prej 137 mijë ushtarësh.Masa do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2023, duke e cuar numrin e përgjithshëm në dy milionë njësi. Kremlini tha se në Ukrainë, në atë që e quan një “operacion special ushtarak”, marrin pjesë vetëmushtarë vullnetarë me kontratë, duke hedhur poshtë pretendimet se po parashikohet mobilizimi në shkallë të gjerë. Ndërkohë, Këshilli Shtetëror i Dumës u ka kërkuar vendeve perëndimore të ndalojnë furnizimin me armë për Ukrainëndhe pretendon se Kievi ka përdorur të njëjtat armë për të “vrarë dhe gjymtuar njerëz dhe për të ushqyer rrezikun e një kërcënimi bërthamor”. Gjithashtu në orët e fundit, një gjykatë ruse urdhëroi lirimin e ish-kryebashkiakut të Ekaterinburgut, Yevgeny Roizman, në pritje të gjyqit, i akuzuar për kritikimin e operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *