Connect with us

Politike

Meta: Mesazh i qartë, Ramën e pret fati i Millosheviç

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se në shtator do të ketë një angazhim total të opozitës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Në një intervistë për Fax News, Meta deklaroi se mesazhet janë dhënë  te qytetarët për rikthimin e demokracisë te ta. Po ashtu ai shtoi se Rama do të largohet njësoj sic u largua Sllobodan Millosheviç në Serbi.

“Në shtator do të presim një angazhim të plotë të opozitës. Partia e Lirisë që nga 25 korriku është me kapacitet të plotë. Shqipëria ka nevojë shumë nga opozita e vërtetë për të rritur besimin, seriozitetin e saj për përkushtimin drejt një ndryshimi, përmbysjes së këtij sistemi të kalbur. Mesazhet janë dhënë të qarta në rikthimin e demokracisë dhe kthimin e fuqisë së qytetarëve. Ne jemi këtu për ti dhënë atë dimension të munguar opozitarizmit në vend dhe ne jemi për ti dhënë fuqinë e vërtetë popullit të Shqipërisë dhe jemi këtu për të udhëhequr në ndryshim që do ti japë fund personalizimit të pushtetit dhe kapjes nga një klikë e ngushtë, jo vetëm sot, por përgjithmonë. Në bashkëpunim me popullin, i cili është i vetëdijshëm që nuk ka pasur. Ramovici e di që nuk ka legjitimitet, prandaj bën edhe marrëzira të tilla. Ai do të rrëzohet sic e meriton. Me vendosmëri për ti kthyer legjitimitetin popullit shqiptar dhe institucioneve tona. Si iku Milloshevici, pavarësisht se këtu kemi të bëjmë me një rast më të thjeshtë,” tha Meta.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *