Connect with us

Aktualitet

Gushti nis me trafik të rënduar, kolona kilometrike në aksin Fier-Patos

Fillimi i muajit gusht ka sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Fier-Kthesa e Patosit, ku fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar kolona të gjata dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve.

Sipas informacioneve nga terreni, radhët më të gjata janë krijuar në drejtim të Roskovecit, Patosit dhe Mallakastrës, ndërsa vargu i automjeteve që lëvizin nga Patosi drejt Fierit arrin deri në 3.5-4 kilometra.

Kolona nis në hyrje të zonës së Fierit dhe shtrihet deri pranë kthesës së Portëzës, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke shkaktuar pritje të gjata për qytetarët që udhëtojnë në këtë aks.

Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e qarkullimit dhe normalizimin e situatës. Megjithatë, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, trafiku vijon të mbetet i rënduar.

Advertisement