Aktualitet
Pas Luiza Gegës nderohet edhe Florian Marku
Pas Luiza Gegës, një tjetër sportist me arritje ndërkombëtare do të nderohet nga kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për boksierin Florian Marku, në ceremoninë e të cilit, kreu i qeverisë fton të gjithë dashamirësit e sportit të marrin pjesë. Ceremonia pritet të nisë rreth orës 11:00. “Sot në orën 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, shkruan Rama.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
U mblodhëm në një kohë të shkurtër dy herë për të celebruar suksesin në sport me snjë kamoione të Europës, Luiza Gegës dhe një kampioni si Floriani. Siç edhe mund ta keni ndjekur suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditëshëm gëzimi të përzier me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret për shkak të politikës.
Për arsye të mosarsyes shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzier me fjalë pa vend, pa lodhje, sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e syrgjynosur madje deri në Kenia për shkak se ka vrapuar vetëm. Për fajin e madh të shtetit, nënkuptohet të qeverisë.
Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë ishte përpjekje për te marrë pjese në suksesin e saj. Asnjëra nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjithë i saj. Nuk është e vërtetë që duke nderuar Luizën ne u përpoqëm të përfitojmë nga suksesi i saj.
Është më mirë që të bëjmë atë që Luiza na mëson me shembullin e saj të vrapo më shpejt dhe të mos humbim kohë me njerëzit negativë.
Diçka e ngjashme nddhi me Florianin, duke rifilluar avazin po njësoj. Ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me atë të qindra e mijërave shiptarëve, të cilët si fëmijë të vegjël bebe janë arrë përdore nga prindërit në rrugën e emigracionit dhe bëjnë sukses. Suksesi Florianit është sukses që bën lajm. Suksesi i Florianit është kuq e zi. Po them që në aspektin ceremonial ne e kemi bërë dallimin. Kemi nderuar Luizën me kordonin e madh që është më i larti në shkallën e vlerësimeve. Pas kordonit vjen ylli i mirënjohjes.
Ne e hapëm këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë ata që do të na sjellin medalje.
…
Marku: Ja kam dedikuar jetën këtij sporti, kurrë se kam hedhur poshtë flamurin shqiptar
Në fjalën e mbajtur në ceremoninë në dert ë tij, boksieri Florian Marku ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës për të arritur këtu ku është sot. Pavarësisht peripecive dhe ofertave që i kanë ofruar, Marku tha se kurrë nuk e ka hedhur poshtë flamurin shqiptar.
“Nuk jam mësuar me të tilla gjëra, ëndërr që është bërë realitet, të jem këtu dhe gjithë Shqipëri dh të gjithë të më shohin mua s’di ca të them. Siç e keni parë karrierën time kam qenë realisht dhe ashtu do ngelem. Kam lindur në Lushnjë dhe 6 vjeç kemi ikur në Selanik. E nisa futbollin, bëra disa vite, por nuk isha shumë i mirë. Ndërrova sportin, iu futa boksit. Nuk vi nga një familje shumë e pasur, prindërit kanë bërë punë krahu, nëna ime ka qenë pastruese. I kam thënë sa të kalojnë disa vite dhe i kam thënë s’ke për të punuar kurrë sa të jetë djali gjallë. Ajo s’ka nevojë të punojmë më. Ia kam dedikuar jetën këtij sporti. Të çarat janë të vogla, ja kam nisur karrierës në Greqi, se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione në Greqi, në Austri po shut, katër herë titullin kampion bote në kick boks. Kisha karrierë të suksesshme. I kam operuar duart pesë herë, është sport shumë i vështirë, njerëzit mendojnë se është fat”, tha ai.