Connect with us

Kronike

Dy shtetas rusë sulmojnë uzinën e Gramshit, plagosen dy ushtarë

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Uzinën ushtarake të qytetit të Gramshit. Dy shtetas rus kane sulmuar ushtarakët e kësaj uzine.

Shtetasit rusë kanë hyrë në uzinën e Gramshit dhe ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike kanë dalë për t’i ndaluar.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.

Njeri prej rusëve është neutralizuar, ndërsa tjetri është arratisur në drejtim të paditur.

Personi që u ndalua kishte pasaportë ruse. Sipas dëshmitarëve dhe banorëve pranë zonës ata kishin dy dite që vinin vërdallë rrethimit të uzinës dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

Por, diten e djeshme pasdite të dy këta shtetas me aparate fotografike kishin hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto. Ushtarakët që ruajnë perimetrin e uzinës i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre.

Ndërkohë, ata u janë kundërpërgjigjur duke i sulmuar duke me lëndë kimike në fytyrë dhe trup.

Personat e dëmtuar kanë qenë të shtruar në spitalin e Gramshit dhe më pas janë dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *