Connect with us

Sport

Uzuni bën “show”, shënon tre gola kundër…

Myrto Uzuni udhëheq Granadën në suksesin e tretë të kampionatit teksa mposhtën Villareal B me rezultatin 3-0. Të tre golat e sfidës u shënuan nga ana e sulmuesit të kombëtares i cili në fakt hapi shumë shpejt llogaritë e takimit. Që në minutën e parë, beratasi konkretizoi një asist të Jose Maria Callejon ndërsa edhe pas konfirmimit të VAR, goli u konsiderua i rregullt.

Pas dhjetë minutave lojë, sërish Uzuni që bëhet protagonist. Këtë herë ish-lojtari i Ferencvaros fiton një 11-metërsh pasi kalon portierin ndërsa e merr vetë përgjegjësinë e ekzekutimit dhe në fakt nuk gabon duke dërguar rezultatin në shifrat 2-0.

Po në pjesën e parë të lojës, Uzuni pati edhe një tjetër shans për të shënuar tripletën, teksa lëvizi mirë në zonë por nuk pati shënjestrën e duhur në fund.

Granada triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 falë liderit Uzuni, teksa për sulmuesin ishte goli numër katër në tre ndeshje të Segunda Division. Me tre fitore në tre ndeshje, Granada mban vendin e parë të klasifikimit ndërsa synon të ngjitet menjëherë në elitë sezonin e ardhshëm.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *