Connect with us

Bota

Brenda Galaktikës ‘Ghost’

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka publikuar video të ‘Ghost Galaxy’ spektakolare, e njohur edhe si M74, falë teleskopëve hapësinorë ‘James Webb’ dhe ‘Hubble’. Një galaktikë spirale 32 milionë vite drite larg, M74 përbëhet nga rreth 100 miliardë yje.

Prania e filamenteve të gazit dhe pluhurit u zbulua midis mbështjelljeve të mëdha galaktike.

Vëzhgimi i galaktikës është pjesë e një projekti që përfshin gjurmimin infra të kuqe të 19 galaktikave të afërta, me yje në formacion, tashmë të vëzhguara nga Teleskopi Hapësinor ‘Hubble’.

‘Messier 74’ ndodhet në yjësinë e ‘Peshqve’ dhe u vëzhgua për herë të parë në vitin 1780. Është një e pesta e Rrugës së Qumështit, me një madhësi prej rreth 95 mijë vjet drite largësi.

Ajo është gjithashtu një nga galaktikat më të vështira për t’u vëzhguar, megjithatë është më e ndritura e grupit që bën pjesë dhe ka një formë më të përcaktuar.

Advertisement