Connect with us

Politike

Meta lexon e-mailin anonim: Rama e nxori lakuriq

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se kryeministri Edi Rama ka nxjerr lakuriq Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit. Meta lexoi e-mailin anonim që vuri në lëvizje Autoritetin, duke e quajtur atë paloçollëk.

“Më 25 korrik vjen një e-mail anonim te Autoriteti i Dosjeve. ‘Ky dhjetorist zhduku dosjen e tij’, thotë e-maili. Është identik me reagimin e Ramës. ‘Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur. Vazhdon ky më tej, megjithëse kishte zhdukur dosjen Ilir donte të dinte lëvizjet në Autoritetin e Dosjeve. Autoritet nuk duhet të mundoheni shumë. Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur, viktima i shkollës së Ilir Metës. Ne ju japim vetëm 24 orë kohë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin e Autoritetit të Dosjeve. Tregojani të vërtetën e këtij Xhambazi…Në fund VFLP’, thotë e-maili. Ky paloçollëk vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve,” tha Meta.

Advertisement