Connect with us

Politike

Vuçiç-Ramës: Mund të kisha dëbuar nga Serbia (VIDEO)

BEOGRAD– Kryeministri Edi Rama i cilësoi marrëdhëniet në rajon si më të mira nga sa ishin më parë por sërish jo aty ku duhen të jenë. Duke folur në një intervistë për “Euronews Serbia” Rama risolli në kujtesë vizitën e tij të parë në Beograd 8 vjet më parë që ishte dhe vizita e parë pas 68 vjetesh që një kryeministër shqiptar zhvillonte në Serbi.

Ai theksoi se pavarësisht se Serbia dhe Shqipëria nuk bien dakord për Kosovës, janë dy shtete që kuptohen shumë mirë kur vjen puna tek bashkëpunimi në çështje të tjera. Rama u shpreh se tejkalimi i diferencave mes dy vendeve sa i takon Kosovës, mund të zgjidhen vetëm duke i parë si probleme që duhen trajtuar dhe duhen zgjidhur jo duke refuzuar të shihen.

“Ndryshimi është i madh dhe pozitiv. Natyrisht që ka dallime, natyrisht që nuk biem dakord për gjithçka, si për shembull për Kosovën, por e kuptojmë se rënia dakord për të mos u marrë vesh për disa çështje dhe marrëveshja për të bashkëpunuar për çështje të tjera është rruga e duhur sepse kështu njohim më mirë njërit-tjetrin, kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, mund të vendosim veten në petkun e njëri-tjetrit dhe kështu fillojmë të kuptojmë edhe se çështjet e pazgjidhura mund të zgjidhen. Marrëdhëniet në rajon janë më të mira se më parë, por jo aq të mira sa duhet të jenë. Jo duke refuzuar t’i shohim, por duke u përpjekur për t’i parë si probleme që duhet të trajtohen dhe zgjidhen në një proces që duhet të jetë i mbushur me energji pozitive dhe vullnet të mirë, për të përforcuar marrëdhëniet, për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin, shoqëruar me bindjen që në fund këto çështje duhet të zgjidhen. Natyrisht që nuk mund të zgjidhen me magji, apo me përdorimin e forcës, por duhet zgjidhur”, tha Rama.

Rama tregoi dhe një bisedë që ka pasur me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç as deklaratës së bërë prej tij në vitin 2014 në Beograd, ku tha se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Rama u shpreh se Vuçiç mbeti i dëshpëruar dhe u inatos nga deklarata e tij. Sipas Ramës Vuçiç i tha se sesi do të reagonte nëse do thoshte në Tiranë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Në 2014-n ne rrezikuam të shkëputeshim sërish për 68 vite të tjera, pasi Aleksandar mbeti i dëshpëruar nga deklarata ime në konferencën për shtyp në Pallatin e Serbisë, që Serbia duhet të njohë Kosovën. Ai u inatos dhe e mbaj mend mirë që kur mbaruam konferencën patëm një bisedë të vogël përpara drekës. Ai ishte aty me ekipin e tij, të gjithë e kishin rrethuar, ishte si një kullë e rrethuar nga muret. Unë iu afrova dhe më tha: a e di se çfarë po më thonë? Jo, i thash. Përse nuk të kam dëbuar ende nga Serbia. I thashë, nuk habitem, për këtë ti je presidenti dhe ata këshilltarët e tu. Më pas u takuam sërish këtu në mbrëmje, bëmë një shëtitje, ai vazhdonte të ishte i tensionuar, por e kuptuam se nëse vazhdojmë kështu, duke i mbyllur gojën njëri-tjetrit për këtë çështje, nuk do të jetë e mundur të ndërtojmë një marrëdhënie. Ai më tha, po sikur të vij unë në Shqipëri dhe të them se nuk e njohim Kosovën? Unë i thash, ti mund të vish dhe të thuash ç’të duash dhe unë nuk do të sillem kurrë siç u solle ti këtu. Por kjo nuk është arsye për të mos vazhduar dialogun. Dhe unë mendoj se ka më shumë kapacitete për t’u mirëkuptuar. Ndërtimi i kapaciteteve për t’u mirëkuptuar është njësoj si të ndërtosh paqen”, tha Rama për “Euronews Serbia”.

I pyetur nga gazetarja nëse e sheh të mundur që Albin Kurti të ulët në një tryezë me liderët e tjerë të Ballkanit të Hapir Rama tha se po  pasi kjo duhet të ndodhë tashmë pasi një ditë Kosova do të jenë në “Ballkanin e Hapur”. Ai tha se kjo nismë është e ardhmja dhe duhet hequr dorë nga nxitja e konflikteve.

“Sigurisht. Unë kam aftësinë të imagjinoj gjëra që të tjerët nuk do t’i mendonin kurrë. Nuk është çmenduri, nuk është marrëzi, por guxim, ambicie dhe besim. Unë besoj në të, dua me ambiciozitet të ndërtoj paqen me të tjerët dhe kam guximin ta them. Dhe sigurisht që mund ta imagjinoj këtë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë. Sigurisht, me koston e kohës së humbur. Kosova një ditë do të jetë në Ballkanin e Hapur. Nuk ka dyshim për këtë, sepse është e ardhmja. Ose do të jemi këtu, së bashku, duke festuar produktet e popujve tanë, duke i ndihmuar ata të prodhojnë dhe tregtojnë më shumë, ose do të nxisim konfliktet, gjakun dhe gjithçka tjetër”,-tha Rama.

Politike

Pas telefonatës Rama-Rishi Sunak, vjen në Tiranë ministri i Jashtëm, Lord Cameron

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 Maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Muhamed Veliu: Disa muaj më parë ju zhvilluat një takim në Romë me kryeministren Meloni dhe kryeministrin Rishi Sunak. Javën e kaluar, 10 Downing Street njoftoi se ju kishit zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Rishi Sunak. A ka një dëshirë nga Britania e Madhe për ta përsëritur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë në favor të zgjidhjes së problemit të emigracionit që ata kanë në Britaninë e Madhe?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me Shqipërinë?

Muhamed Veliu: Po, në raport me Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Ka pasur një shprehje dëshire nga ana e Britanisë së Madhe e jo vetëm, edhe e disa vendeve të tjera lidhur me këtë dhe jo pas por edhe përpara se të ndodhte marrëveshja jonë me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prere “Jo” dhe mbetet e prerë “Jo”. Italia është një histori tjetër dhe është një realitet tjetër në tablonë e marrëdhënieve tona miqësore dhe marrëdhënieve tona ndërkombëtare kështu që i kam shpjeguar të gjitha arsyet pse Italia ha bukë veç.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falenderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavëshe cdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

Continue Reading

Politike

‘Le ta lavdërojë kush të dojë’/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër

Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokurorit Altin Dumani. Berisha tha se ai lëshon fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, “t’ia mbathin në të katër anët”.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës,”Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët. Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet. Kujt ia bën këto ky? Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel. Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter. Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin. Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre. Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri? Ju në çdo zyrë keni armiq.

Continue Reading

Politike

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në politikë? Noka zbulon bisedën private

Që pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, vajza e tij, Argita Malltezi ka filluar të jetë më e pranishme në skenën politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur noka, ditën e sotme ka folur në lidhje  me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë. Noka tha në “News 24”, se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë.

Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa koh të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar

Continue Reading

Politike

‘Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!’

Nga Sali Berisha

Reagim! Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama.

Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING