Kronike
Përgjakja e rrugëve/ Fajtor kush publikoi dëshmitë e…
Muajt e verës në vendin tonë regjistruan disa nga ngjarjet më të rëndë kriminale, ndër të cilët disa antetante mafioze, ku mbetën të vdekur disa persona.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se të gjitha janë shkaktuar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit. Sipas Karamuços, personi që ka publikuar dëshmitë e Dumanit është fajtori kryesor për “përgjakjen” e rrugëve të Shqipërisë.
“Ngjarjet më të rënda kriminale në vend kanë ardhur nga dëshmitë e Nuredin Dumanit. E kam thënë dhe kam paralajmëruar se ky do jetë një moment i rëndësishëm. Kanë dalë në pah fakte që nuk diheshin dhe vlera parash për vrasje të paguara.
Ai që i ka nxjerrë është fajtori kryesor që ka gjakosur rrugët e Shqipërisë. A e ka bërë për presion, për të ekspozuar këto marrëdhënie, përplasje. Përplasjet e mëdha kanë dalë nga grupet që kanë marrë para apo kanë kërkuar këtë vrasje dhe vijmë deri te Ervis Martinaj. Nuk mund të flas se çfarë ka ndodhur me të. Nuk mund të them se është vrarë. Pa patur elementë të verifikueshëm për të nuk mund të flas. Por përfshirja e tij vjen si pasojë e dëshmive të Nuredin Dumanit. Ishin si kutia e pandorës që shpërthyen.”- deklaroi Karamuço.