Politike
Parlament/ Spaho: Nuk jemi armiq…Rama: Jeni ëmbëlsira
Deputeti Edmond Spaho ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit që të mos i lërë për në fund të listës por të bëjnë alternim të diskutantëve në parlament. Përgjigja ndaj tij erdhi menjëherë nga kryeministri Edi Rama, i cili me ironi i tha se ëmbëlsira lihet për në fund.
Spaho: Na keni caktuar padrejtësisht që jemi të pavarur, unë në deklaratën time sipas rregullores nuk e quaj veten të pavarur, pse jemi në fund të listës, sikur të ishim armiq? Pse nuk i alternoni?
Rama: Ëmbëlsira lihet për në fund.
Spaho: Ëmbëlsira më e madhe jeni ju! Duam t’ju dëgjojmë vazhdimisht. Ju keni marrë edukatën të Lana, jeni rritur me të gjithë idiotët e rrugaçët e Tiranës.
…
Debate në Kuvend/ Rama-Zhupës: Je fushë komplet!
Seanca e sotme plenare ka nisur me debate. Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetët e opozitës. E nisi me Ina Zhupën, e cila riktheu sërish në vëmendjen cështjen e Butrintit dhe kërkoi interpelancë me ministren e Kulturës, ndërsa Rama iu kthye duke i thënë: “Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”.
Gjekmarkaj: Kur qytetari zgjedh patronazhimin në vend të rebelimit, flamuri bëhet fërtele
Agron Gjekmarkaj në Kuvend
Ndërsa në Kuvend diskutohet akti normativ për simbolet kombëtare, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj tha se flamuri kombëtar po “keqtrajtohet” nga personat që qeverisin duke dëmtuar qytetarët shqiptarë.
“Nuk janë aktet ligjore që ia mbrojnë dinjitetin flamurit, për të realizuar dëshirat e atyre që na qeverisin. Kur Shqipëria keqeveriset dhe korrupsioni është fjala magjike, flamuri zvogëlohet. Sa herë mijëra shqiptarë ikin, flamuri mbushet me vrima. Kur njerëzit vriten në plazh, në rrugë, në oborre, flamuri shërben si mbulesë për arkivolet. Kur para merret për mbeturinat po vidhen qytetarët, kur rrogat janë qesharake, kur rrogat e mësuesve dhe pedagogëve janë më të ulëtat, kur gjykata s’ka lirinë të japë vendime dhe mban peng opozitën, kur qytetari zgjedh patronazhimin në vend të rebelimit, flamuri bëhet fërtele. Kur djali a vajza e pasanikut të pamund vendos standardin, kur silikoni dhe bukuria përcaktojnë të bukurën, atyre për flamurin s’do t’u bie ndërmend. Përgjegjësia bie mbi ata që bëjnë ligje, ata që të fusin dorën në xhep dhe nuk e nxjerrin pa të marrë diçka. Përgjegjësia bie me qeverinë që me flamurin në dorë justifikon keqqeverisjen”, u shpreh Gjekmarkaj.
Zhupa akuza Ministres së Kulturës për vënien e Richard Hodges në krye të Bordit për Butrintin: Ai thotë se Butrinti është grek, rrezikohet historia e shqiptarëve
Ina Zhupa
Por, interpelanca nuk u pranua nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e as pasi u hodh në votim nga për deputetët.
“Richard Hodgesmund të jetë shumë i njohur se keni dëgjuar debate edhe në komisione parlamentare, por kanë dalë leksione teksa flet për Butrintin dhe shqiptarët. Shqipëria është një vend artificial thotë ai, i krijuar si vendim politik. Në pjesën e Sarandës në 1913 nuk kishte shqiptarë dhe sipas Hodges, Butrinti është grek e këto territore duhet të jenë nën Greqinë. Ne nuk ndajmë këtë opinion pasi arkeologët dhe ne nuk ndajmë këtë mendim. Miti i shqiptarëve është ndërtuar nga Enver Hoxha, i cili ka shpikur një histori për popullin shqiptar. Historia e shqiptarëve është e manipuluar sipas tij. Por, për arkeologët tanë që do të marrin leje te ai për të gërmuar thotë se vinin në mëngjes, pinin raki, dhe ktheheshin për të parë se çfarë pune kishin bërë punëtorët. Anti-shkencorja i takon atij, por ne mund të gjykojmë që a duhet që një njeri me të tillë qasje kundrejt Shqipërisë të jetë në krye të menaxhimit të Butrintit, a rrezikojnë shqiptarët t’u rrezikohet interpretimi i gjetjeve të reja, a rrezikojmë ne që përkrah flamurit shqiptar të vihet ai grek? Ministrja e ka thënë me zë dhe figurë se e ka zgjedhur vetë ajo Richard Hodges-in. Ministria e Kulturës e ka përzgjedhur ndër 6 propozime. A është thjeshtë lidhje klienteliste, apo ngaqë ka qenë këshilltar i Edi Ramës kur ky i fundit ishte Ministër Kulture. Arkeologët shqiptarë dhe Shqipëria meritojnë më shumë respekt dhe mbrojtje. Butrinti ka ekzistuar shumë më para se Hodges dhe do ekzistojë edhe kur ky të mos jetë më në jetë. Përfaqësues i shtetit shqiptar në Bordin e Butrintit për të drejtuar Fondacionin. Kërkoj interpelancë që të përgjigjet edhe ministrja e Kulturës”, tha Zhupa.
Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik të opozitës sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut.
Rama ironizon Zhupën: Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputeten e PD Ina Zhupa, duke i thënë: “Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”.
Komenti i kryeministrit Rama erdhi pasi Zhupa kërkoi interpelancë me ministren e Kulturës duke iu referuar cështjes së Butrintit, me të cilën u mor gjatë edhe në sesionin e kaluar parlamentar.