Bota
Familja mbretërore mblidhet në Balmoral
Shtatë anëtarë të familjes mbretërore sapo kanë mbërritur në Aberdeen, pas lajmit se Mbretëresha Elisabeth është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Fluturimi me shtatë anëtarë të familjes mbretërore u ul në Aeroportin e Aberdee para pak çastesh, shkruan BBC. Fluturimi u nis nga Northolt në orën 14:39 – dhe rreth 200,000 njerëz po e ndiqnin avionin online përmes aplikacionit FlightRaadar 24.
Monarkja ka katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër:
Princi Charles, Princi i Uellsit , është fëmija i saj më i madh dhe trashëgimtari i fronit. Ai është i martuar me Camilla, dukeshën e Cornwall.
Princesha Anne, Princesha Mbretërore, është fëmija i dytë dhe vajza e vetme e Mbretëreshës. Ajo është e martuar me Timothy Laurence dhe ka dy fëmijë me burrin e saj të parë, kapitenin Mark Phillips.
Princi Andrew, Duka i Jorkut , është fëmija i tretë i Mbretëreshës dhe ka dy vajza me ish-gruan e tij, Dukeshën e Jorkut – Princeshën Beatrice dhe Princeshën Eugenie. Ai dha dorëheqjen si një “Royal ” në 2019.
Princi Eduard, Earl i Wessex është fëmija i saj më i vogël. Ai është i martuar me Sophie, konteshën e Wessex dhe ata kanë dy fëmijë – Louise dhe James Mountbatten-Windsor.
Princi William, Duka i Kembrixhit , gjithashtu ka udhëtuar sot në Balmoral. Djali i madh i Princit Charles dhe gruas së tij të parë, Diana, Princesha e Uellsit, ai është i martuar me Katerinën, Dukeshën e Kembrixhit. Ata kanë tre fëmijë – Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.