Bota
Kriza energjitike/ Danimarka në gjysmë errësirë
Danimarka në gjysmë errësirë
Një dimër në errësirë ose të paktën në dritë të zbehtë. Kjo është ajo që danezët rrezikojnë të kenë. Banorëve u thuhet se kjo është ajo që ata mund të presin gjatë stinës së ftohtë. Në disa vende, autoritetet lokale po shqyrtojnë gjithashtu nëse do të shkurtojnë dritat e Krishtlindjeve.
Shkollat dhe ndërtesat e tjera publike do të kenë më shumë ftohtë gjatë dimrit, me shpresën e përgjysmimit të faturave të energjisë
Dritat mund të fiken ndërmjet orës 22:00 të mbrëmjes deri në 5:00 të mëngjesit, nëse e lejon siguria publike. Me hulumtimin që tregon se si reduktimi i përdorimit të llambave rrugore me një orë në ditë mund të kursejë rreth 40,000 € në vit në një qytet mesatar, kjo duket se do të jetë një opsion i zbatueshëm në Danimarkë