Kosova
Hagë/ 35 vjet burg për ish-komandantin e UÇK
Hagë/ Prokuroria kërkon 35 vjet burg për ish-komandantin e UÇK
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar dënimin me 35 vjet burg për Salih Mustafën, ish-komandant i UÇK.
Në deklaratën përmbyllëse të prokurorisë, thuhet se Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, e cila dënohet me 10 vite burg dhe trajtim mizor, tortura dhe vrasje me 2r vite burg
Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja e Hagë dhe po qëndron në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.
Ish komandanti i UÇK-së akuzohet për trajtim mizor, torturë dhe vrasje, akte këto, të cilat sipas të drejtës ndërkombëtare konsiderohen si krime lufte.
Të akuzuar për krime lufte gjithashtu janë ndaluar dhe ndodhen në hagë në pritje të përfundimit të gjykimit edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Këta të fundit kanë kërkuar lirinë, por kërkesat e tyre janë hedhur poshtë.