Bota
NATO, ‘lojë lufte’ në Rumani
Stërvitjet që ushtria franceze dhe holandeze kanë filluar në malësitë qendrore të Rumanisë ofrojnë një vështrim mjerisht realist në kufijtë e Europës.
Ushtarët simulojnë një pushtim të forcave armike nga veriu, ku Rumania kufizohet me Ukrainën.
Objektivi i misionit është të ndalojnë përparimin e armikut.
Një realitet i ri po duket në horizont për Evropën. Ky grup taktik i NATO-s, i vendosur në Rumani që nga shkurti, është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj rikthimit të luftës në tokën evropiane.
Katër grupe të tjera beteje janë vendosur aktualisht në kufirin lindor të Aleancës. Ata përgatiten për skenarin e një lufte që shtrihet përtej kufirit. Ndërsa askush këtu nuk e diskuton hapur këtë mundësi, oficerët flasin për një stërvitje rutinë.
Lufta në Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht politikën e mbrojtjes në territorin evropian. Vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin në mënyrë drastike shpenzimet. Kështu Aleanca rriti ndikimin e saj ushtarak dhe politik. Për ushtarët në fushën e lojës së luftës, kjo është një kohë e vështirë, por ata pretendojnë se janë gati për çdo skenar, edhe pse shpresojnë të mos testohen…