Connect with us

Bota

SHBA 2020 – Debati i fundit presidencial, kush e fiton Amerikën?

ATSH-DPA/ – Debati i dytë dhe i fundit presidencial ishte më i qetë se sa përballja e ashpër e parë midis Donald Trump dhe Joe Biden dhe zbuloi politikat konkurruese të dy kandidatëve, ndërsa përballeshin për herën e tyre të fundit.

Debati u zhvillua vetëm 11 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe filloi me çështjen kryesore, atë të pandemisë së koronavirusit.

Kandidati demokrat Biden ka fajësuar presidentin Trump për 220 000 vdekjet në vend deri më tani.

“Kushdo që është përgjegjës për kaq shumë vdekje nuk duhet të mbetet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi Biden.

Ai paralajmëroi se një “dimër i errët” pritet të zbresë në SHBA për shkak të pandemisë.

Trump u kundërpërgjigj se Biden do të fshihej pas bllokimeve dhe se kjo do të shkatërronte ekonominë e vendit.

“Nuk është faji im që ai arriti këtu, është faji i Kinës”, akuzoi Trump, duke treguar origjinën e virusit.

Trump, i cili ka thënë në mënyrë të përsëritur se ai beson se ka bërë punën më të mirë të mundshme për të menaxhuar epideminë dhe nuk pendohet, theksoi se SHBA “po mëson të jetojë me virusin”, ndërsa Biden u përgjigj se njerëzit janë duke u mësuar të vdesin me të”.

Presidenti është prapa Biden në sondazhet, madje edhe në shtetet kryesore , megjithëse gara është më e ngushtë në zonat kryesore të vendit.

Fushata e Trump po përballet gjithashtu me një krizë financiare, duke e detyruar atë të shkurtojë reklamat, ndërsa Biden po rrit shpenzimet e tij.

Qasja më e matur e Trump në debatin e dytë mund të sjellë si rezultat që votuesit e pavendosur, që shqetësohen për një Shtëpi të Bardhë kaotike, personalitetin gërryes të presidentit dhe pandeminë, të votojnë për të.

Të dy kandidatët shfaqën momente të tensionuara ndërsa diskutonin çështjeve racore në SHBA, me Biden duke pohuar se kryetari i tanishëm “i hedh benzinë çdo zjarri racist” dhe është ndër “presidentët më racistë që kemi pasur në historinë moderne”.

Trump, i cili pretendoi se ishte “personi më pak racist në sallë”, iu rikthye kohës kur Biden ishte senator dhe kishte votuar projektligjet e viteve ’80 dhe ’90, që çuan në nivele më të larta të burgosjes, veçanërisht në mesin e personave me ngjyrë.

Biden premtoi se do të eliminonte dënimet me burg për krime jo të dhunshme të drogës.

Të dy kandidatët gjithashtu ndryshonin dukshëm në politikën e imigracionit. Trump është kritikuar për politikën e tij të ndarjes së fëmijëve në kufirin e SHBA me Meksikën. Më shumë se 500 fëmijë nuk janë ribashkuar ende me prindërit e tyre.

Biden premtoi një rrugë drejt shtetësisë për miliona emigrantë të padokumentuar që jetojnë në SHBA , duke thënë se ai do të paraqesë një projektligj në Kongres brenda 100 ditëve të para të presidencës së tij.

Presidenti ka bërë disa përpjekje për të sulmuar Biden për bizneset e djalit të tij, Hunter Biden, në Ukrainë dhe Kinë. Demokrati mbrojti djalin e tij, duke thënë se ai nuk kishte bërë asgjë të keqe, megjithëse disa raporte treguan se ai mund të ketë gabuar me përdorimin e emrit të babait të tij.

Trump dhe Biden debatuan gjithashtu edhe për ndryshimin e klimës dhe sektorin e energjisë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *