Connect with us

Aktualitet

Pedagogët e ‘Shkencave’ në protestë, kërkojnë…

TIRANË– Pedagogët e Fakultetit të Shkencave kanë dalë në protestë pasi kërkojnë rritje të pagave. Ato kërkojnë që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës.

Samari është më i shtrenjtë se kali, ne i nxjerrim studentët, dhe ata marrin më shumë se ne, hallall i qoftë, do e ndërpresim procesin mësimor deri sa të na rrisin pagat”, tha një laborant.

Ato kanë parashtruar një sërë kërkesash, ku thonë pagat duhet të arrijnë nivelin e Kosovës.

“Kërkojnë rritje pagash, propozojnë që të arrihet niveli i pagave të universiteteve brenda 2 viteve njësoj si Kosova, në tetor të rritet 30%, ndërsa të rritet sërish në tetorin e ardhshëm 20%. Rritje financimi për kërkimin shkencor”, janë disa prej kërkesave të tyre.

Advertisement