Connect with us

Politike

ALELUJA/ Parqet eolike gati në vitin 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se në kuadër të menaxhimit të krizës energjetike qeveria synon të ulë me 15% konsumin e energjisë për çdo ndërmarrje apo institucion shtetëror.

Sipas Ballukut ulja e konsumit për institucionet shtetërore përkthehet në ulje totale të konsumit të energjisë me 5% në vendin tonë për një vit.

Ministria e Energjisë tha se 1% ulje konsumi përkthehet ne 28 milionë euro kursim në vit. Për këtë arsye qeveria do të lehtësoje dhe do të ndihmojë bizneset që të pajisen me panele diellore, pasi rreth 30% e energjisë elektrike konsumohet për ngrohjen e ujit.

“Duam të ulim me 15% konsumin e çdo ndërmarrjeje apo institucioni shtetëror krahasuar me një vit më parë.  Nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion.  Ky është targeti që do ti vendosim çdo institucioni. Ky konsumi korrespondon me 5% konsum në rang vendi. 1 % është i barabartë me 28 milionë euro kursim në vit”, tha Ballluku në ankandin për energjinë eolike.

Balluku tha se do të ndërtohen disa parqe eolike dhe se pritet të vihen në funksion në vitin 2025, teksa pohoi se marrëveshja e arritur me SHBA për TEC-in e Vlorës do të nisë në janar të vitit 2023.

“Kemi prezantimin e të gjithë hapave që kemi për diversifikimin e burimeve. Disa projekte kanë nisur, të tjerat do të nisin. Kemi projekte konkrete. Eolikët nisin punë në 2025. Duam të arrijmë 125 megavatorë. Në 2028 futet në funksion Skavica. ,Nuk bëhet fjalë më prë plane, janë të gjitha projeket që kanë nisur dhe do të përfundojë me hapa konkrete”, tha Balluku.

Ankandi për parqet Eolike është iniciative e qeverisë që u hap në korrik të vitit 2021 dhe u mbyll në qershor të vitit 2022. Belinda Balluku bën me dije se në fazën e parë janë fituese 6 kompani për investimet në energjinë e gjelbër si parqet eolike që do të jenë të parat në Shqipëri që prodhojnë shumën totale nga 100-150 megavat/orë.

Balluku shtoi se do t’i kërkojnë kompanive që kanë eksperiencë në fushën e prodhimit energjetik nga burime të rinovueshme që të përfundojnë sa më shpejt punën. Ndër të tjera theksoi se në fazën e dytë do të nisë vlerësimi i ofertës financiare

Advertisement

TRENDING