Aktualitet
KUJDES SOT/ Shi, rrebeshe dhe ulje temperaturash
Vendi ynë që në orët e para të ditës së shtunë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, po ashtu dhe në vijim do të ketë reshje, por pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohësisht duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme përgjatë gjithë ditës së shtunë, duke bërë që vendi të dominohet nga vranësirat e shumta dhe reshjet e shiut. Pritet që shirat herë pas here të jenë dhe në formën e rrebesheve të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere.
Maqedonia e Veriut
Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta në territorin e Maqedonisë së Veriut. Por parashikohet që në vijim mesdita dhe pasditja do të sjellin zhvillim të vranësirave në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu, KU më të dukshme do të jenë përgjatë zonave perëndimore.
Rajoni dhe Europa
MBETET në pothuajse gjithë territorin Gadishulli i Ballkanit me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu paraqitet pjesërisht Europa Qëndrore dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe Veriore do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash.