Connect with us

Politike

Çfarë po gatuhet…A u takua me Doshin…Flet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se nuk ka dijeni për faktin që ish-aleati i tij politik, Tom Doshi ishte paraqitur brenda ambienteve të Kryeministrisë këtë të mërkurë.

Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se nuk është detyra e tij që të ruajë se kush hyn e kush del nga godina.

“Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Se kush hyn e kush del në gjithë këtë godinë nuk është detyra ime. Unë hyj nga diku dhe kam pjesën time të punës. Se kush hyn e kush del, është mbase detyra juaj t’i përgjoni, nuk është detyra ime t’i kontrolloj”, theksoi ai.

Mesditën e sotme është parë në ambientet e Kryeministrisë Tom Doshi. Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, Doshi shfaqet duke folur në telefon.

Në zgjedhjet e fundit ai fitoi mandatin e deputetit, por hoqi dorë.

Advertisement