Politike
Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut/ Dyshime për veprimtari kundër shtetit
Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohet se kanë zhvilluar veprimtari që cenojnë interesat e shtetit shqiptar.
Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, vendimi është marrë pas një propozimi të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit dhe më pas është miratuar nga Ministria e Brendshme.
Personat e shpallur të padëshiruar janë identifikuar si Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela, dhe Bekir Halimi, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi natyrën e veprimtarisë së dyshuar, ndërsa masa është marrë në kuadër të procedurave për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
Ky vendim vjen disa javë pas shpalljes “non grata” të shtetases Ikballe Huduti, së cilës iu ndalua hyrja në Shqipëri për një periudhë 15-vjeçare