Aktualitet
Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili
Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një përrua në anën greke të kufirit, ndërsa po udhëtonte në këmbë nga Shqipëria drejt Greqisë.
Sipas autoriteteve greke, i riu po ecte së bashku me një mik të tij kur rrëshqiti dhe ra në një përrua pranë zonës së Mavromatit, në veriperëndim të Greqisë. Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të nxirrnin trupin e pajetë të viktimës.
Shoqëruesi i tij, një 22-vjeçar, u tha zjarrfikësve se të dy kishin vendosur të kalonin kufirin në këmbë nga Shqipëria në Greqi për të kursyer para, pasi dispononin fonde të kufizuara.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.