Politike
Shqipëria dhe SHBA rezolutë në OKB për referendumet
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/10/okb.jpg)
UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin nisi procesin e aneksimit të pjesëve të Ukrainës duke thënë se ai do të nënshkruante ligje për t’i absorbuar ato pavarësisht dënimit ndërkombëtar dhe për të mbrojtur rajonet e reja të inkorporuara duke përdorur “të gjitha mjetet në dispozicion”.
Në një fjalim që i parapriu një ceremonie të nënshkrimit të traktatit për t’i bërë katër rajone të Ukrainës pjesë të Rusisë, Putin paralajmëroi se vendi i tij nuk do të hiqte kurrë dorë nga zonat e pushtuara dhe do t’i mbronte ato si pjesë e territorit të tij sovran.
Shqipëria dhe aleati i saj kryesor SHBA kanë paraqitur një rezolutë në OKB që dënon referendumet ruse, mirëpo ajo “dështoi” për shkak se Rusia ka vendosur veton e saj. Përfaqësuesi i Moskës votoi kundër, e ndërsa Kina abstenoi së bashku me Brazilin, Indinë dhe Gabonin. Në total pro mocionit të paraqitur nga SHBA dhe Shqipëria pati 10 vota.
Nga ana tjetër, Putin i kërkoi Ukrainës që të ulet për bisedime për t’i dhënë fund luftimeve shtatë mujore që filluan kur udhëheqësi rus urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën. Ai tha se autoritetet ukrainase duhet “të trajtojnë me respekt” rezultatet e njëanshme të votave të menaxhuara nga Moska dhe paralajmëroi ashpër se Rusia nuk do të dorëzonte kurrë kontrollin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.
Mirëpo, lideri ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se mund të negociojë vetëm me një president tjetër rus, dhe jo me Vladimir Putin. Ndërsa sot, teksa Rusia shpalli aneksimin e 4 rajoneve, ushtria e saj vijonte sulmet. Në orët e para të mëngjesit, raketat ruse goditën Zaporizhzhian, ku 30 persona humbën jetën, ndërsa 88 të tjerë mbetën të plagosur.
Pas aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës, nuk vonoi përgjigja e SHBA-ve. Joe Boden njoftoi sanksione të reja që SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin ndaj Rusisë, duke përfshirë kostot për individët dhe subjektet brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për përpjekjen e aneksimit.
![](https://i0.wp.com/shqiptarja.com//uploads/ckeditor/63374d10d9d88Screenshot_4.jpg?w=740&ssl=1)
Putin i kërkoi Kievit të dorëzojë armët dhe të negociojnë, Zelensky: Vetëm me një president të ri rus mund të ndodhë
![](https://i0.wp.com/shqiptarja.com//uploads/ckeditor/633742fde394bdd.jpg?w=740&ssl=1)
Në një ceremoni në Kremlin, Putin aneksoi Luganskun, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës, rajone këto të kontrolluar nga ushtria e tij dhe i kërkoi Kievit të dorëzonte armët dhe të negocionte për t’i dhënë fund luftimeve shtatë mujore.
Por lideri ukrainas thotë se mund të negociojë vetëm me një president tjetër rus, dhe jo me Putin.
“Ukraina nuk do të zhvillojë asnjë negociatë me Rusinë për sa kohë që Putin është presidenti i Federatës Ruse. Ne do të negociojmë, por me presidentin e ri”, tha Zelensky.
Sulmi në Zaporizhzhia, xhamat e makinave të thyera, civilë të pa jetë në rrugë, rroba e valixhe të shpërndara! 30 viktima dhe 88 të plagosur
“Ajo kishte dy fëmijë. Unë u largova nga kafeneja për të përdorur banjën kur ndodhi. Unë vrapova prapa dhe u përpoqa ta gjeja. Kafeja u shkatërrua, kishte shumë trupa përreth. Gjithçka ishte shumë e tmerrshme,” tha një e mbijetuar e sulmit teksa po tregonte se shefja e saj kishte vdekur.
Duke reaguar ndaj sulmit, i cili goditi në orët e para të mëngjesit të së premtes periferinë e Zaporizhzhias, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ishte një “shtet terrorist “.
Lideri ukrainas tha se Rusia lëshoi 16 raketa në qytet teksa u zotua të ndëshkojë autorët për “çdo jetë të humbur ukrainase”. Deri më tani, 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa 88 janë plagosur.
Ndërkohë, një zyrtar lokal i instaluar nga Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin.
Kolona u godit ndërsa njerëzit po përgatiteshin të udhëtonin në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit për të marrë të afërmit e tyre dhe gjithashtu për të ofruar ndihma humanitare. Pranë kraterit të goditjes së raketës, Kateryna Holoborod, qëndron e ulur në valixhen e saj në gjendje shoku.
“Ne arritëm në një linjë, për t’u bashkuar me një kolonë që shkon drejt Khersonit,” tha ajo.
“Dolëm për të parë se çfarë numri kishim në radhë. Më pas ra raketa e parë, në fund të radhës.
“Ne ramë në tokë. Pastaj e dyta goditi në qendër të radhës. Kudo ishte xhami, njerëz që bërtisnin dhe vraponin. Nuk mbaj mend shumë… Ishte shumë e frikshme. Më pas u ngrita për të parë se çfarë ndodhi, për të ndihmuar të plagosurit. Unë u përpoqa të ndihmoja një të ri të plagosur kur ndodhi shpërthimi i tretë.”, tha ajo.
Sulmi në Zaporzhzhia
SHBA dhe NATO, së bashku për Ukrainën
![](https://i0.wp.com/shqiptarja.com//uploads/ckeditor/63372f097643assioi.jpg?w=740&ssl=1)
Shtëpia e Bardhë e raportoi këtë duke nënvizuar se të dy diskutuan “shqetësimin e përbashkët për përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të aneksuar territorin ukrainas përmes një referendumi “farsë” dhe shprehën “angazhimin e tyre të vendosur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. ‘Ukrainë”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke komentuar kërkesën e Kievit për anëtarësim të menjëhershëm në NATO tha se hyrja e një vendi në Aleancë duhet të vendoset nga aleatët njëzëri.
“Për momentin ne jemi të fokusuar në dhënien e mbështetjes praktike Kievit për t’u mbrojtur nga pushtimi i vendosur i Moskës”, tha Stoltenberg.
Putin shpalli aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Stoltenberg: Përshkallëzim serioz
“Jo, kjo nuk tregon forcë, tregon dobësi. Është një pranim që lufta nuk shkoi sipas planit dhe se Putini ka dështuar plotësisht në objektivat strategjike,” shtoi ai.
Rusia shpalli aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës, Biden: Janë të rreme, nuk kanë legjitimitet! SHBA sanksione të tjera ndaj Moskës
![](https://i0.wp.com/shqiptarja.com//uploads/ckeditor/63370d1ad5644Putin.jpg?w=740&ssl=1)
Biden i përshkroi pretendimet e Rusisë për aneksimin si “të rreme” dhe që nuk kanë “legjitimitet”. Ai njoftoi gjithashtu sanksione të reja që SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin ndaj Rusisë, duke përfshirë kostot për individët dhe subjektet brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për përpjekjen e aneksimit.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjen mashtruese” të Rusisë për të aneksuar pjesë të territorit sovran të Ukrainës”, kështu deklaroi presidenti i SHBA-ve Joe Biden duke denoncuar shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe të OKB-së nga Moska.
“Këto veprime nuk kanë legjitimitet,” tha presidenti, duke premtuar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rifituar kontrollin e territorit të saj, duke e forcuar atë si ushtarakisht ashtu edhe diplomatikisht, duke përfshirë 1.1 miliardë dollarë ndihmë të re, të ndarë këtë javë.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se në listë janë qindra anëtarë të legjislaturës ruse, drejtues të infrastrukturës financiare dhe ushtarake të vendit, dhe furnizues që mbështesin kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.
Departamenti i përshkroi sanksionet si “të shpejta dhe të rënda”, në përgjigje të “aneksimit të supozuar” të Putinit të rajoneve ukrainase: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Yanet Yellen, tha se po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse, “për të dobësuar edhe më tej kompleksin ushtarak-industrial tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e paligjshme”.
Njoftimi i Departamentit të Thesarit u koordinua me Departamentin e Tregtisë, i cili shtoi 57 kompani në listën e shkelësve të kontrollit të eksporteve.
Përveç kësaj, Departamenti amerikan i Shtetit vendosi kufizime për viza për 910 persona, duke përfshirë anëtarë të ushtrisë ruse, zyrtarë ushtarakë bjellorusë dhe përfaqësues rusë që veprojnë në rajone ukrainase të kontrolluara nga Rusia.
“Ne nuk do të qëndrojmë pranë ndërsa Putini përpiqet me mashtrim të aneksojë pjesë të Ukrainës”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.
“Departamenti i Thesarit dhe qeveria amerikane po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse sot për të dobësuar më tej kompleksin industrial ushtarak tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme”.
Yellen shton se SHBA dhe aleatët e saj nuk do të hezitojnë të ndërmarrin “veprime të rënda” kundër njerëzve dhe kompanive brenda dhe jashtë Rusisë, “të cilët janë bashkëfajtorë në këtë luftë dhe në këto referendume të rreme”.
Lavrov i drejtohet Perëndimit: Merreni seriozisht Putnin
“Është e pamundur të injorohet fjalimi i Putinit , ambasadorët rusë u ngarkuan ta përhapin atë sa më shumë që të jetë e mundur jashtë vendit, përfshirë edhe në OKB”, kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, duke iu referuar fjalëve të presidentit rus në ceremoninë e aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës.
“Unë me të vërtetë shpresoj që politikanët seriozë në botë të lexojnë nga A në Z atë që tha Putini, shumë gjëra duhet të bëhen absolutisht të qarta për ta”, shtoi ai sipas Ria Novosti.
Pas aneksimit të 4 rajoneve nga Putin, Ukraina paraqet zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në NATO: Të ndiqet procedurë e përshpejtuar
![1664548040_22022507563801ukrainerussiazelensky022522.jpg](https://i0.wp.com/shqiptarja.com//uploads/780x440/1664548040_22022507563801ukrainerussiazelensky022522.jpg?w=740&ssl=1)
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelesnky, ka kërkuar nga NATO që të ndjekë një procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin e saj në aleancën ushtarake. Ketë e ka bërë të ditur në Telegram.
Liderët e BE-së: Nuk do ta njohim kurrë këtë aneksim të paligjshëm
![](https://i0.wp.com/shqiptarja.com//uploads/ckeditor/6336f712e275aScreenshot_1.jpg?w=740&ssl=1)
Këshilli Evropian tha se Rusia ka shkelur “në mënyrë të hapur” “të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi”.
“Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm.” Këshilli Europian qëndron me vendosmëri” me Ukrainën dhe do të “forcojë masat e saj kufizuese” ndaj Rusisë.
Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve ukrainase, Von der Leyen: S’do ndryshojë asgjë, territoret janë të Ukrainës
![](https://i0.wp.com/shqiptarja.com//uploads/ckeditor/633757664374a1664468805_dd.jpg?w=740&ssl=1)
“Aneksimi i paligjshëm i shpallur nga Putin nuk do të jetë asgjë. Të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe të bëjnë gjithmonë pjesë e një kombi sovran”, shkruan Von der Leyen.
Shpallja e aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës, nënshkruhen dokumentet
![](https://i0.wp.com/shqiptarja.com//uploads/ckeditor/6336ee5c62856aaaa.jpg?w=740&ssl=1)
Ceremonia u zhvillua në sallën e Shën Gjergjit në Pallatin e Madh të Kremlinit. Në fund të ceremonisë së nënshkrimit me krerët e katër rajoneve Denis Pushilin , Leonid Pasechnik , Vladimir Saldo dhe Yevgeny Balitsky.
Lideri çeçen Ramzan Kadyrovshpërtheu në lot gjatë fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për aneksimin e territoreve të okupuara ukrainase. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti .
Putin akuzon Perëndimin për sabotimin e Nord Stream
![1664442624_w57955144800x450.jpg](https://i0.wp.com/shqiptarja.com//uploads/780x440/1664442624_w57955144800x450.jpg?w=740&ssl=1)
Duke iu referuar britanikëve si “anglo-saksone”, ai thotë se ata ndihmuan “në organizimin e shpërthimeve të tubacioneve në detin Ballkanik”.
Putin gjithashtu i referohet ushtrisë amerikane si “brutale”, dhe dënoi zgjerimin e NATO-s.
Putin shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës dhe sulmon Perëndimin: Duan të gjunjëzojnë Rusinë
“Rezultatet dihen, dihen mirë. Njerëzit bënë zgjedhjen e tyre – e vetmja zgjedhje”
Por Putin nuk ndalet dhe pse referendumet u dënuan si të paligjshme nga Perëndimi dhe ekspertët ligjorë.
“Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër rajonet e reja të Rusisë, katër subjekte të reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve,” thotë Putini që pasohet nga duartrokitje të forta.
Ai thotë se rezultatet e referendumeve janë “e drejta natyrore” e atyre që votuan. Putini i është kthyer pas dhe historisë – duke pretenduar se shumë breza rusësh kanë luftuar për këto toka.
Presidenti rus e mbrojti atë që po bën në Ukrainë, aneksimin e katër zonave të vendit – duke thënë se ato janë territore ruse dhe duke fajësuar Perëndimin për përpjekjen për të nënshtruar Rusinë.
Shpërthimet në Nord Stream, Këshilli i Sigurimit i OKB lajmëron mbledhje urgjente
![1664522106_thumbsbc2d8c72bfb65a539cc4f39dd45b2bfa84.jpg](https://i0.wp.com/shqiptarja.com//uploads/780x440/1664522106_thumbsbc2d8c72bfb65a539cc4f39dd45b2bfa84.jpg?w=740&ssl=1)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)
You may like
-
Dash Shehi reagon ashpër ndaj Sali Berishës: Ai duhet të largohet nga partia, nuk ka çfarë të japë më
-
Berisha bën premtimin publik: Do të dyfishojmë rrogat dhe pensionet në mbarë vendin
-
Shokon Anila Hoxha: SPAK do të shkojë deri te faturat e ushqimit dhe pushimet
-
‘Hipokritët po presin fundin…’/ Basha: PD nuk vjen në pushtet pa aleancën me SHBA
-
‘Non grata’ britanike për Berishën/ Burimi: Nuk provon se është i korruptuar, ja sfidat që ka
-
‘Non grata’ britanike, Berisha humbi apelimin/ Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/aksident-8.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Gjendet i pajetë në parking një 57-vjeçar në Durrës, detajet e para
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/berisha-9.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Dash Shehi reagon ashpër ndaj Sali Berishës: Ai duhet të largohet nga partia, nuk ka çfarë të japë më
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/11/duhan.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Nga kremrat kundër diellit te pirja e duhanit, ja 8 zakone të këqija që na bëjnë të plakemi më shpejt
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/07/i-nxehti-1.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Çfarë duhet të keni parasysh për goditjen nga i nxehti, si të kuptoni simptomat dhe masat që duhet të merrni
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/endri.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Megi Pojani dhe Endri Çekiçi bashkë me pushime në Maldive? Ja fotot që shtuan dyshimet për çiftin
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/ledion-2.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Arbana Osmani merr sërish ‘timonin’ e ‘BBV Albania’? Ledion Liço zbulon gjithçka
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/hysaj.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
U cilësua si ‘tradhtar’ i Kombëtares/ Hysaj reagon i prekur dhe u kërkon falje tifozave kuq e zi
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/princ-leka.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Pamjet e dhunës/ E dashura e re e Princ Lekës publikoi videon mes tij dhe Elia Zaharias?
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/xhensila-1.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Shembull i keq/ Trajneri i fitnesit shënjestron Xhensilën për format e saj trupore: Nuk ka shanse…
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/10/policia-greke-1.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Plagosën me armë zjarri familjen siriane, arrestohen shqiptari dhe rusi në Greqi
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/fevziu.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Rrjeti shpërthen në urrejtje ndaj Hysajt/ Fevziu i del në mbrojtje: Nuk është e drejtë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/sport-15.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Kombëtarja rikthehet në fushë, Sylvinho “shtrydh” kuqezinjtë pas humbjes në Euro 2024 (VIDEO)
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/zjarr-8.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Shtullungat e zj*arrit në ajër, çfarë po ndodh te Kodrat e Priftit në Tiranë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/sport-11.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Pamjet që po bëjnë namin në rrjet/ Tifozët shqiptarë thyejnë makaronat para italianëve në Dortmund
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/zjarr-7.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohen dy banesa
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/butrint.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Butrint Imeri “tërhiqet” zvarrë, çfarë po ndodh me artistin?
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/05/egla-28.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
“Fitorja frymëzon zilinë”/ Për kë e ka këtë mesazh Egla?
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/luiz-1.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Kiara poston videon e ëmbël me Lunën, Luizi zbulon publikisht ankesën që ka ndaj gruas së tij
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/banor.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Banorët i vënë flakën me qëllim bodrumit të pallatit në Sarandë, shkak asgjësimi i mbetjeve spitalore
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/sport-6.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Ngjyrat kuqezi “sundojnë” në rrugët e Dortmundit, atmosferë fantastike e tifozëve të kombëtares
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/10/kuvend-5.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Sherri mes deputetëve, seanca e sotme nëpërmjet fotove
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/proteste-7.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Franca gati për më të keqen, protestuesit nisin shkatërrimet në të gjithë vendin
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/aksidenti.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Aksident i rëndë gjatë natës në Tiranë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/k2.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Drogë e prostituta, 9000 foto të sikletshme të djalit të Joe Biden, disa edhe në Kosovë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/policia-26.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
FOTO/ Policia rrethon selinë e ‘Lëvizjes Bashkë’: Skandaloze
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/kejjjjjj.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
“Lëpirës, shko shit shalqinj në Lushnje” – Shpërthen Kejvina…
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/anxhela.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
37…Angela Martini më në formë se kurrë
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/ronela.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Ronela Hajati si një yll në projektin e ri muzikor
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2022/11/ledina-celo.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
I dhuroi një Porsche/ Jeta luksoze e shqiptares
![](https://i0.wp.com/ntv.al/wp-content/uploads/2022/11/tuna.jpg?resize=80%2C80&ssl=1)
Tuna si asnjëherë më parë
TRENDING
-
Sport15 hours ago
Ndër më të kritikuarit te goli i Italisë, Hysaj merr vendimin e papritur
-
Pinknews6 hours ago
“Armiq” në BBV, Jul Deda bën postimin për Romeo Veshajn: Kishte momente…
-
Politike6 hours ago
“Tirana, lavatriçe gjigande pastrimi parash”/ Meta sulmon sërish Altin Dumanin
-
Sport9 hours ago
Euro 2024/ Ndeshja historike me Kroacinë, Sylvinho ndryshime në formacion
-
Politike6 hours ago
‘Përrallave u ka dalë boja prej tre vitesh’/ Basha i përgjigjet Berishës: Je në pazar me Ramën
-
Shkrime15 hours ago
Serbia pranon Kosovën në OKB, por ka një kusht…
-
Pinknews50 mins ago
Arbana Osmani merr sërish ‘timonin’ e ‘BBV Albania’? Ledion Liço zbulon gjithçka
-
Horoskopi16 hours ago
Sot ne vend qe te mendoni aventura kalimtare me dike tjetër, kushtojini me tepër vëmendje personit qe keni ne krah