REAGIM
Po na kontrollojnë
Sistemi dhe rregullat po na kontrollojnë
Sistemi në të cilin jetojmë ka rregulla dhe këto rregulla kanë vetëm një qëllim – Kontrollin.
Jemi bërë skllevër që mbrojmë zotërinjtë e tyre, gati të luftojmë për sistemin që ata na ofrojnë, për ideale që nuk janë tonat. Ne luftojmë dhe mbrojmë botën që njohim sepse të qenit nën kontroll na jep avantazhin që të mos jemi kurrë përgjegjës për atë që bëjmë.
Njeriu është kryesisht skllav i vetvetes, i frikës, zakoneve dhe i zilisë së tij. Ai i frikësohet fort gjykimit të të tjerëve dhe nuk ka një individualitet autentik. Pse? Sepse kështu është edukuar, kështu u edukua mbarë njerëzimi.
Kotësi dhe krenari, krenari dhe kotësi. Të gjithë jemi në kërkim të një argëtimi që na bën të harrojmë dhimbjet tona. Gjëja më e trishtë është se ne vetë e bëjmë jetën tonë të hidhur, sepse nuk e kuptojmë se çlirimi ynë i vërtetë është zgjimi i “ndërgjegjes”.
Ne pranojmë që sistemi na bën skllevër të gjërave. Na tregojnë si të vishemi, çfarë të blejmë, çfarë të hamë, çfarë të pimë, ku të shkojmë, çfarë të mendojmë… me pak fjalë, jemi të dënuar të kemi sjellje të njëjtë e të përbashkët.
Çështja është se nëse nuk kërkojmë një rrugëdalje, përveç arratisjeve kalimtare të së shtunës apo të dielës mbrëma, jemi të vdekur, në fakt, kemi kohë që kemi vdekur