Politike
‘Ilir Meta spiun’ – Rama: Dramatike
Kryeministri Edi Rama, deklaroi se nëse vërtetohet se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë spiun është dramatike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rama theksoi se nuk e bëri ai Metën president, por këtë detyrë ky i fundit e mori me votat e vetat.
“Iniciativa nuk është ndërmarrë për asnjë parti politike dhe për asnjë kryetar partie, është një iniciativë e ndërmarrë si rezultat i një boshllëku në ligj që nuk lejon që Autoriteti i Dosjeve që nuk lejon të hetojë ata që kanë kaluar filtrin e Komisionit Bezhani.
Kjo është kërkesa e Autoritetit të dosjeve e bazuar te një shkak shumë konkret, shumë dramatik që bashkon inicialet I.M me Ilir Metën në hipotezë.
Është një hipotezë e mundshme dhe dramatike. Unë nuk e kam bërë president, por e kanë bërë votat e veta”- u shpreh kreu i qeverisë