Connect with us

Ekonomi

Punë intensive për rikonstruksionin dhe rindërtimin e banesave të rreth 500 familjeve në Rrogozhinë

/ATSH-A. Fortuzi/- Bashkia Rrogozhinë u ka ardhur në ndihmë 350 familjeve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar në nivelin DS1, DS2 dhe DS3, të cilët kanë marrë fondet dhe janë duke riparuar banesat dhe objektet e tyre.

Ndërkohë ka nisur dhe procesi i rindërtimit edhe për 149 familje të tjera, ku banesat dhe objektet e tyre kanë pësuar dëme të nivelit DS4 dhe DS5.

Nënkryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Xhavit Halili, gjatë një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ka bërë me dije se janë 499 familje të cilat u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të vitit të shkuar.

Sipas tij, 390 familje, sipas vlerësimit të Institutit të Ndërtimit kanë pësuar dëme të nivelit DS1, DS2 dhe DS3.

“Në të gjithë territorin e Bashkisë Rrogozhinë kanë pësuar dëmtime të nivelit DS1, DS2 dhe DS3, nga tërmeti i nëntorit të shkuar 350 familje, që kanë përfituar fondet dhe janë në proces riparimi të dëmeve në objektet e tyre familjare. Ndërkohë, kemi 149 familje të tjera, objektet e të cilave do të prishen, pasi kanë pësuar dëme të nivelit DS 4 dhe Ds 5. Kemi nisur procesin e prishjeve dhe është nisja e punës për ndërtimin në njësinë administrative Lekaj e Kryevidh, teksa  presim të prishen ndërtesat në njësitë administrative Gosë, Rrogozhinë dhe Sinaballaj”,- tha Halili.

Sa i takon institucioneve arsimore, Halili tha se “objektet arsimore, veç shkollës që po rindërtohet në Gosë dhe që është drejt përfundimit, është prishur shkolla e Ushtunit dhe Kryevidhit, për të cilat pritet të nis rindërtimi. Janë për t’u prishur shkolla në Rrethgreth dhe kopshti në Vilëboshtovë.  Njëkohësisht pritet të realizohet dhe rikonstruksioni i shkollës në Vilëboshtovë,  “Xhorxh Sorros” në qytetin e Rrogozhinës dhe pallati i kulturës në bashkinë e Rrogozhinës”,- tha Halili për ATSH.

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *