Connect with us

Kosova

E papritur/ Albin Kurti merr serum në Kuvend

Qeveria e Kosovës është sëmurë dhe ka nevojë për serum. Ky ishte mesazhi i gjestit të deputetit Mërgim Lushtaku. Sot në Kuvend, ai ka shkuar pranë kryeministrit teksa mbante në duar serumin duke krijuar iluzionin se Kurti është sëmurë. Ndërkohë që i pari i Lëvizjes Vetëvendosje qesh në vendin ku edhe po ulet.

 

“Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës,”- ka shkruar Lushtaku teksa ka postuar foton.

 

Advertisement