Connect with us

Kronike

KELLY CLARKSON “GODET” FEMIJET

Teksa po fliste për mënyrën se si i disiplinon fëmijët e saj, Kelly Clarkson pranoi se ka përdorur edhe ndonjë shuplakë. Ylli i American Idol, 40 vjeç, ndan vajzën River Rose, tetë vjeç dhe djalin Remington, gjashtë vjeç, me ish-burrin e saj Brandon Blackstock, nga i cili u nda në vitin 2020.

Kelly, e cila së fundmi u nderua me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, foli për mënyrën se si i disiplinon dy fëmijët e saj.

Ajo shpjegoi se si prindërit e kishin goditur atë gjatë fëmijërisë së saj. “Prindërit e mi më kanë dhënë shuplaka dhe unë jam mirë dhe s’ka asgjë të keqe për këtë, ndaj e praktikoj.

Është pak problem kur je në publik, sepse njerëzit mendojnë se është e gabuar, por unë nuk shoh asgjë të keqe te një goditje”, u shpreh Clarkson

 

https://www.youtube.com/watch?v=u5CVwvLGAVs

Advertisement